Flash

Harry Styles reagon për martesën e Taylor Swift me Travis Kelce

Lapsi.al 30 August 2026

Harry Styles ka bërë një koment të papritur për martesën e ish-të dashurës së tij, Taylor Swift, me yllin e NFL-së, Travis Kelce.

Gjatë koncertit të tij të shtunën mbrëma në Madison Square Garden në New York, Styles i bëri një referencë të drejtpërdrejtë martesës së Swift dhe Kelce, e cila u zhvillua në të njëjtin ambient vetëm disa javë më parë.

“Jemi në Madison Square Garden, shtëpia e kampionëve të botës, New York Knicks”, tha Styles, 32 vjeç, në një video të filmuar nga fansat.

“Dhe këtu bëhen edhe dasma”, shtoi ai me një ton shakaje.

Komentet e tij vijnë pasi më herët ishte raportuar se këngëtari ishte ftuar në dasmën e Swift dhe Kelce më 3 korrik, por nuk kishte mundur të merrte pjesë për shkak të një koncerti në Londër.

E fejuara e Styles, aktorja Zoe Kravitz, ishte e pranishme në ceremoninë madhështore. Kravitz dhe Swift janë mike prej vitesh.

Styles dhe Swift kanë pasur një lidhje për disa muaj në fund të vitit 2012 dhe fillim të vitit 2013. Edhe pse kanë kaluar rreth 13 vite nga romanca e tyre shumë e komentuar, dyshja duket se sot ruan marrëdhënie miqësore.

Fakti që Swift e ftoi Styles në dasmën e saj me Kelce shihet gjithashtu si një shenjë se nuk ka mbetur ndonjë hatërmbetje mes tyre.

Dasma e Swift dhe Kelce në Madison Square Garden thuhet se mblodhi rreth 1,000 të ftuar, mes tyre miq të afërt, yje të Hollywood-it dhe figura të njohura të sportit e muzikës.

Aktori Adam Scott, i cili ishte i pranishëm në ceremoni me bashkëshorten e tij Naomi, e përshkroi dasmën si një event madhështor, por njëkohësisht shumë emocional.

“Ndjesia që morëm ishte se ishte një dasmë e vërtetë. Kishe përshtypjen se këta janë thjesht dy njerëz që e duan njëri-tjetrin”, tregoi ai.

Scott shtoi se, pavarësisht përmasave të mëdha të ceremonisë dhe numrit të jashtëzakonshëm të të ftuarve, në thelb ajo ndihej si “një dasmë normale me dy njerëz që bashkoheshin”.

Ndërkohë, Travis Kelce e ka përshkruar martesën me Swift si “natën më të mirë të jetës së tij”, duke e cilësuar ceremoninë si një natë të jashtëzakonshme dhe plot festime.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI