Flash

Humb jetën 16-vjeçari në ashensorin e restorantit në Fushë-Krujë, dyshohet se e shtyu kolegu

Lapsi.al 12 October 2026

Humb jetën 16-vjeçari në ashensorin e restorantit në

Një 16-vjeçar humbi jetën pas një incidenti me ashensorin në një restorant në Fushë-Krujë. Në pranga kanë rënë kamerieri 26-vjeçar dhe pronari i lokalit, 62 vjeç. Ngjarja ndodhi më 11 tetor 2026.

Sipas policisë, 26-vjeçari Endri Stafuka, i cili punonte si kamerier në restorant, dyshohet se e ka shtyrë me duar 16-vjeçarin, gjithashtu kamerier, brenda ashensorit. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën. Pas ngjarjes, policia arrestoi në flagrancë të riun, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Në pranga u vu edhe pronari i restorantit, shtetasi Afrim Vathi, 62 vjeç, i dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”; 
-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI