Flash

Humbje për Princin Harry, gjykata rrëzon padinë e tij ndaj Daily Mail

Lapsi.al 10 July 2026

Princ Harry ka humbur çështjen gjyqësore për privatësinë kundër botuesit të gazetave Daily Mail dhe Mail on Sundaynë Gjykatën e Lartë në Londër.

Padia civile ndaj Associated Newspapers Ltd., e cila lidhej me pretendimet për mbledhje të paligjshme informacioni, u rrëzua të martën nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Nicklin. Në këtë proces ishin përfshirë edhe gjashtë persona të tjerë, mes tyre këngëtari Elton John dhe bashkëshorti i tij David Furnish, si dhe aktoret Elizabeth Hurley dhe Sadie Frost.

Në vendimin e tij, gjyqtari tha se pretendimet ndaj botuesit të Daily Mail kërkonin më shumë prova për t'u vërtetuar në një proces civil. Për këtë arsye, të gjitha akuzat ndaj Associated Newspapers u rrëzuan.

Në një deklaratë, kompania e quajti vendimin e gjykatës "një fitore të jashtëzakonshme për Daily Mail, gazetarët e saj dhe lirinë e shtypit". Sipas saj, gjyqtari hodhi poshtë të 97 pretendimet e ngritura nga paditësit dhe pranoi dëshmitë e gazetarëve për mënyrën se si ata kishin siguruar informacionet për artikujt e tyre.

Princ Harry dhe paditësit e tjerë kishin pretenduar se gazetat kishin kryer shkelje të rënda të privatësisë, përfshirë përgjime të postës zanore, përgjime telefonike, pagesa ndaj personave me lidhje të dyshimta me hetues privatë, falsifikim dokumentesh mjekësore dhe përgjim të banesave të personave të famshëm.

Nga ana tjetër, Associated Newspapers i kishte mohuar këto akuza, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të ekzagjeruara, ndërsa pretendonte se padia dëmtonte punën e gazetarëve të saj.

Princi Harry udhëtoi nga Kalifornia drejt Londrës për të ndjekur vendimin e Gjykatës së Lartë, përpara se të merrte pjesë në aktivitete që lidhen me Invictus Games.

Pas vendimit, Harry dhe bashkëpaditësja Doreen Lawrence e cilësuan atë si "një mbulim të plotë dhe të dukshëm të së vërtetës", duke shprehur zhgënjim ndaj rezultatit.

"Ne erdhëm në gjykatë duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi. Por nuk morëm asnjërën", thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Megjithatë, kjo nuk është humbja e parë dhe as e vetmja betejë ligjore e Princit Harry për privatësinë. Në janar të vitit 2025, ai arriti një marrëveshje me botuesin e gazetës The Sun, i cili i kërkoi falje publike dhe pranoi një zgjidhje të çështjes.

Harry kishte pretenduar se privatësia e tij ishte shkelur përmes përgjimeve telefonike dhe mbledhjes së paligjshme të informacioneve nga gazetarë dhe hetues privatë që punonin për The Sun dhe gazetën tashmë të mbyllur News of the World gjatë periudhës 1996–2011.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI