Flash

Dasma e Taylor Swift/ Rojet u porositën të mos futet Kanye West

Lapsi.al 9 July 2026

Edhe pse konflikti mes Taylor Swift dhe Kanye West i përket më shumë se një dekade më parë, ai vazhdon të ndikojë në çdo moment të rëndësishëm të jetës së këngëtares amerikane.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, organizatorët e dasmës së Taylor Swift me yllin e NFL-së, Travis Kelce, kishin përgatitur një plan të posaçëm sigurie në rast se Kanye West do të tentonte të paraqitej pa ftuar në ceremoni.

Burime të cituara nga Naughty But Nice thanë se emri i reperit u përmend disa herë gjatë mbledhjeve të organizimit dhe ishte pjesë e diskutimeve të ekipit të sigurisë.

“Siguria kishte një plan nëse Kanye do të shfaqej. Emri i tij u përmend vazhdimisht gjatë mbledhjeve të planifikimit. Ata nuk donin të merrnin asnjë rrezik”, tha një burim.

Sipas të njëjtave burime, organizatorët kishin frikë se West mund të përpiqej të krijonte edhe një herë një moment mediatik në kurriz të Taylor Swift, ashtu si në vitin 2009, kur ndërpreu fjalimin e saj në MTV Video Music Awards për të deklaruar se çmimin e meritonte Beyoncé.

Një tjetër burim tha se objektivi i ekipit ishte i qartë: dasma duhej të kujtohej si dita e martesës së Taylor Swift dhe jo si një tjetër episod i konfliktit të saj me Kanye West.

Frika rezultoi e panevojshme. Ceremonia u zhvillua pa incidente dhe reperi nuk u shfaq por kjo tregon shumë për këngëtarin që Rama e do me çdo kusht në Tiranë. Madj kryeministri i Shqipërisë dha 4 milionë euro nga taksat që sipas tij Shqipëria të mos turpërohej me anullimin e koncertit të reperit.

Sipas Ramës, ndërhyrja financiare në minutën e fundit ishte e domosdoshme “për të mos turpëruar Shqipërinë” përballë rreth 25 mijë të huajve nga 80 vende që kishin blerë biletat dhe për të mos humbur një mundësi promovimi të turizmit shqiptar.

Kështu, ndërsa një nga artistet më të famshme në botë, sipas mediave amerikane, përgatitej për skenarin se si ta mbante Kanye West larg festës së saj, kryeministri shqiptar argumenton se mungesa e koncertit të tij do të ishte një arsye që Shqipëria të “turpërohej”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI