Flash

Justin Baldoni thyen heshtjen pas marrëveshjes me Blake Lively

Lapsi.al 9 July 2026

Aktori dhe regjisori Justin Baldoni ka reaguar për herë të parë publikisht pas përfundimit të betejës së gjatë ligjore me aktoren Blake Lively.

Në një video të publikuar në Instagram, Baldoni dhe bashkëshortja e tij, Emily Baldoni, shprehën mirënjohjen për të gjithë ata që i mbështetën gjatë periudhës së vështirë, që nisi në fund të vitit 2024, kur Lively ngriti akuza ndaj tij lidhur me xhirimet e filmit It Ends With Us.

"Mirënjohja na ka shpëtuar," tha Baldoni, ndërsa Emily shtoi se mbështetja e njerëzve ka qenë e paçmuar, por nuk e zbeh dhimbjen dhe padrejtësinë që, sipas tyre, kanë përjetuar.

"Faleminderimi ynë nuk e mohon padrejtësinë dhe vuajtjen që kemi kaluar gjatë këtyre viteve," u shpreh ajo.

Çifti tregoi se ka zgjedhur të mos flasë publikisht më herët për të mos shtuar zhurmën mediatike rreth çështjes.

"Janë thënë shumë gjëra të dhimbshme dhe të pavërteta gjatë këtyre viteve. Nuk donim të shtonim edhe ne zhurmën, por të linim drejtësinë të bënte punën e saj," tha Baldoni. Emily ndërhyri duke theksuar se "e vërteta dhe faktet folën vetë".

Aktori e përshkroi të gjithë procesin si traumatik dhe tha se ai dhe familja e tij janë ende në proces shërimi.

"Po shërohemi. Faleminderit të gjithëve që folët për ne kur ne nuk mund ta bënim. Një faleminderit nuk mjafton," u shpreh ai.

Justin Baldoni dhe Blake Lively arritën një marrëveshje më 4 maj 2026, vetëm dy javë përpara se çështja të shkonte në gjyq.

Një muaj më herët, gjykata kishte rrëzuar 10 nga 13 pretendimet e ngritura nga Lively, përfshirë edhe akuzën për ngacmim seksual ndaj Baldonit.

Në deklaratën e përbashkët pas marrëveshjes, të dy palët theksuan se filmi It Ends With Us mbetet një projekt për të cilin ndihen krenarë dhe se synimi i tij për të rritur ndërgjegjësimin mbi dhunën në familje vazhdon të jetë i rëndësishëm. Ata shtuan gjithashtu se shpresojnë që përfundimi i procesit ligjor t'u japë mundësi të gjithëve të ecin përpara në paqe dhe me respekt.

Sipas raportimeve, as Baldoni dhe as Lively nuk morën kompensim financiar nga marrëveshja, ndërsa kostot ligjore të të dyja palëve thuhet se arritën në rreth 60 milionë dollarë.

Pas arritjes së marrëveshjes, Blake Lively mori pjesë në Met Gala 2026, ndërsa Justin Baldoni u fotografua në Nashville së bashku me bashkëshorten e tij, duke u shfaqur i qetë dhe në humor të mirë.

Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se marrëdhënia e Lively me këngëtaren Taylor Swift është ftohur ndjeshëm, pasi emri i artistes u përfshi gjatë procesit gjyqësor mes ish-bashkëpunëtorëve.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI