Flash

Glen Powell konfirmon romancën me aktoren

Lapsi.al 8 July 2026

Aktori Glen Powell ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tij me aktoren Michelle Randolph, duke ndarë për herë të parë një foto romantike të tyre në Instagram.

Aktori i Anyone But You publikoi një seri fotografish nga festimet e 4 Korrikut, ku mes tyre spikaste një imazh bardhezi në të cilin ai dhe Michelle shkëmbejnë një puthje.

“Hell of a Fourth”, shkroi Powell në përshkrimin e postimit.

Në albumin e fotografive shfaqeshin edhe emra të njohur si Madelyn Cline dhe Zoey Deutch, ndërsa grupi kaloi fundjavën duke luajtur lojëra, duke shijuar rrëshqitëset me ujë dhe aktivitete sportive.

Thashethemet për romancën mes Glen Powell, 37 vjeç, dhe Michelle Randolph, 28 vjeç, nisën në nëntor të vitit 2025, kur ata u panë duke kërcyer së bashku në një lokal në Teksas.

Një muaj më vonë, burime pranë çiftit konfirmuan se ata po frekuentoheshin, ndërsa Michelle kishte takuar edhe familjen e aktorit, e cila, sipas burimeve, e pëlqen shumë.

Më pas, të dy u fotografuan gjatë pushimeve në Miami, ku kaluan kohë me sipërmarrësin David Grutman dhe bashkëshorten e tij, Isabela Rangel.

Sipas burimeve, marrëdhënia e tyre po zhvillohej me ritme të shpejta dhe mes tyre kishte një kimi të dukshme.

Në janar, Powell dhe Randolph morën pjesë së bashku në festën pas ceremonisë së Golden Globes, por në atë kohë shmangën shfaqjet publike të afeksionit.

Pak më vonë, Michelle Randolph sqaroi se dëshironte ta mbante jetën personale larg vëmendjes mediatike.

“Mendoj se, për qetësinë time mendore, është e rëndësishme që jeta personale dhe ajo profesionale të mbeten të ndara. Marrëdhëniet duhet të jenë diçka personale, që ndahet vetëm me njerëzit më të afërt,” u shpreh ajo në një intervistë për InStyle.

Megjithatë, me fotografinë e fundit të publikuar nga Glen Powell, çifti duket se ka vendosur ta bëjë publike historinë e tyre të dashurisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI