Flash

Robert Pattinson flet për mungesën në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce

Lapsi.al 7 July 2026

Robert Pattinson ka shpjeguar arsyen pse nuk mori pjesë në dasmën madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce, e cila u zhvillua më 3 korrik në Madison Square Garden në New York.

Në një intervistë për Entertainment Tonight, aktori i njohur tha se mungesa e tij lidhej me angazhimet profesionale.

"Isha duke punuar. Po xhiroja filmin 'Batman' atë mëngjes. Kam qenë shumë i zënë," u shpreh Pattinson.

Megjithëse ai nuk mundi të ishte i pranishëm, partnerja e tij prej vitesh, Suki Waterhouse, mori pjesë në ceremoni. Këngëtarja dhe aktorja kishte treguar që në muajin maj se do të ishte në dasmën e Taylor Swift, madje kishte thënë me humor se shpresonte të merrte ide për ceremoninë e saj të ardhshme me Pattinson.

Pas dasmës, Pattinson reagoi edhe ndaj zërave se gjatë festës ishin shpërndarë dhurata luksoze për të ftuarit, si çanta dizajni dhe madje një makinë klasike.

"Po dhuronin gjithë ato gjëra? Po unë çfarë fitova?", tha ai me shaka.

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mblodhi rreth 1.000 të ftuar, mes tyre emra të njohur si Emma Stone, Sabrina Carpenter, Gigi Hadid, Karlie Kloss dhe shumë figura të tjera të showbiz-it.

Gazetari George Stephanopoulos, i cili ishte i pranishëm në ceremoni, e përshkroi atmosferën si "çuditërisht intime", pavarësisht se ceremonia u mbajt në Madison Square Garden.

Edhe prezantuesja Robin Roberts tha se, megjithëse të ftuarit ishin yje të Hollywood-it dhe muzikës, atmosfera ishte si në çdo dasmë familjare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI