Flash

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, të dehurve përsëritës në timon u hiqet patenta përjetë

Lapsi.al 7 August 2026

Të dehurit përsëritës në timon rrezikojnë të humbasin patentën përgjithmonë. Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor ashpërsojnë ndëshkimet edhe për shoferët e rinj, përdorimin e celularit, shpejtësinë dhe manovrat e rrezikshme.

Sipas rregullave të reja, një drejtues që është ndëshkuar më parë për alkool dhe kapet sërish me mbi 0.5 g/l në gjak, humbet përfundimisht lejen e drejtimit. Ai nuk do të ketë më të drejtë ta rimarrë atë përmes autoshkollës.

Masa të forta parashikohen edhe për drejtimin pa patentë. Një i rritur që kapet në timon pa leje drejtimi nuk mund të pajiset me patentë për një vit. Për të miturit, afati shtyhet edhe më shumë. Ata duhet të presin dy vite pasi mbushin 18 vjeç për të nisur procedurat.

Kufizime të reja vendosen edhe për shoferët e rinj. Gjatë dy viteve të para pas marrjes së patentës, ata nuk lejohen të konsumojnë alkool para drejtimit. Shpejtësia maksimale do të jetë 90 km/h në autostradë dhe 80 km/h në rrugët jashtë qendrave të banuara.

Shkelja e këtyre kufizimeve dënohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh. Nëse brenda një viti kryhen dy shkelje, kufizimet mund të zgjaten edhe për një vit tjetër. Ndryshon edhe rregulli për pezullimin e patentës. Për lejet e drejtimit të lëshuara në Shqipëri nuk do të lejohet më zëvendësimi i pezullimit me pagesën e dyfishit të gjobës. Pezullimi do të zbatohet automatikisht.

Rriten gjithashtu gjobat për shpejtësinë në zona të banuara, pranë shkollave, garat me makina dhe manovrat agresive. Gjobat mund të shkojnë nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë. Edhe përdorimi i celularit ndëshkohet më fort. Nëse një shofer kapet dy herë brenda një viti me telefon në dorë, patenta i pezullohet për tre muaj. Ndalimi vlen edhe për drejtuesit e biçikletave, motorëve të vegjël dhe monopatinave.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI