Flash

I zhdukur prej disa ditësh, gjendet në një trupi i të riut shqiptar

Lapsi.al 28 October 2026

I zhdukur prej disa ditësh, gjendet në një trupi i të riut

Trupi i pajetë i një 31-vjeçari është gjetur në një pus rreth 10 metra të thellë në zonën e Felloniche, në territorin e komunës Longiano, në provincën Forlì-Cesena të Italisë. Prokuroria e Forlì-t ka nisur hetimet për vrasje, ndërsa një nga pistat kryesore është ajo e ekzekutimit me armë zjarri.

Sipas mediave italiane, viktima dyshohet se mund të jetë një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Denaldo Maxhallakui cili rezultonte i zhdukur prej disa javësh, por mbetet ende për tu monfirmuar zyrtarisht.

Trupi u zbulua paraditen e së mërkurës, më 28 tetor, rreth orës 10:00, në një pus pranë një banese fshati, përgjatë rrugës provinciale 85, që lidh Savignano sul Rubicone me zonën e Felloniche.

Sipas raportimit të medias italiane Teleromagna, pranë pusit janë gjetur edhe disa gëzhoja pistolete, të cilat po shqyrtohen nga hetuesit për të përcaktuar nëse kanë lidhje me ngjarjen.

Dyshimet për identitetin e viktimës janë shtuar për shkak të zhdukjes së 31-vjeçarit shqiptar, i cili frekuentonte zonën ku u gjet trupi. Rreth tri javë më parë, makina e tij ishte gjetur e djegur plotësisht, disa kilometra larg, përgjatë rrugës Fondovalle del Rubicone.

Zbulimi i trupit u bë pas verifikimeve në pus, ku dyshohej se mund të kishte diçka brenda. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga mediat italiane, hedhja e një guri në pus dhe mungesa e zhurmës së zakonshme të kontaktit me ujin ngritën dyshime, duke nxitur kontrolle më të hollësishme.

Në vendngjarje mbërritën karabinierët e Cesenatico-s, një njësi e specializuar me qen kërkimi nga Firence, zjarrfikësit dhe mjeku ligjor. Operacioni i nxjerrjes së trupit u krye nga ekipet e specializuara për ndërhyrje në puse dhe zona të vështira.

Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Forlì-t, në bashkëpunim me karabinierët. Autoritetet po punojnë për të konfirmuar identitetin e viktimës, për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes, si dhe për të zbardhur lidhjen e mundshme mes zhdukjes së shqiptarit, makinës së djegur dhe trupit të gjetur në pus.

Deri në këtë fazë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta dhe hetimet vijojnë.

Të këshilluara

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI