Flash

Noah Wyle, mashkulli më seksi i vitit 2026 sipas revistës “People”

Lapsi.al 27 October 2026

Noah Wyle, mashkulli më seksi i vitit 2026 sipas revistës

Noah Wyle është shpallur “Mashkulli më seksi në botë” për vitin 2026 nga revista e njohur People, duke pasuar aktorin Jonathan Bailey, i cili mori këtë titull vitin e kaluar.

Aktori, i cili ka fituar vëmendjen e publikut me rolin e doktor Michael “Robby” Robinavich në serialin mjekësor “The Pitt”, u shpreh se lajmi e zuri krejtësisht të papërgatitur.

“Fillimisht mendova se ishte një shaka. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë, as në një milion vjet, se do të më jepej një nder i tillë”, rrëfeu aktori në intervistën për revistën People.

Për të, mbështetja e bashkëshortes së tij, Sara Wells, ishte vendimtare për ta pranuar këtë vlerësim. Çifti është i martuar që prej qershorit të vitit 2014 dhe ka së bashku një vajzë, Frances, 11 vjeçe.

Wyle ka edhe dy fëmijë më të mëdhenj, Owen, 23 vjeç, dhe Auden, 21 vjeçe, nga martesa e mëparshme me Tracy Warbin.

Duke folur për reagimin e bashkëshortes, aktori tregoi se ajo e kishte pritur lajmin me kënaqësi, duke e konsideruar titullin një konfirmim të shijes së saj.

“Ajo mendon se jam një njeri i mirë dhe se mënyra se si jam si person, si baba dhe si bashkëshort, meriton të vlerësohet”, u shpreh Wyle.

Ai shtoi se, pas mbështetjes së saj, vendosi ta pranonte këtë nder me humor: “Mendova: në rregull, nëse ti thua kështu”.


Ndërsa bashkëshortja e tij e mbështeti, reagimet e fëmijëve ishin disi të ndryshme. Aktori tregoi se djali i tij, Owen, reagoi me humor, duke i thënë se ky titull mund t'ia vështirësonte jetën, pasi do të tërhiqte edhe më shumë vëmendje.

Vajza e tij e madhe, Auden, u shpreh e habitur dhe, sipas Wyle, ka të ngjarë ta ngacmojë për këtë çështje për 50 vitet e ardhshme.

Megjithatë, aktori e mori me sportivitet gjithë vëmendjen e krijuar rreth tij, duke treguar se nuk e ka gjithmonë të lehtë të flasë për veten jashtë personazheve që interpreton.

“Unë ndihem më rehat kur futem në lëkurën e personazheve të tjerë. Kur duhet të flas për veten, bëhem i vetëdijshëm për çdo gjë që them”, pranoi ai.


Karriera e Noah Wyle mori hov në vitin 1994, kur ai nisi të interpretonte doktor John Carter në serialin e famshëm mjekësor “ER”. Aktori u bë një nga fytyrat më të njohura të produksionit dhe qëndroi pjesë e tij për shumë sezone, deri në përfundimin e serialit në vitin 2009.

Pas roleve në produksione të tjera televizive, Wyle riktheu vëmendjen e publikut me serialin “The Pitt”, ku interpreton doktor Michael “Robby” Robinavich.

Roli i ka sjellë vlerësime të rëndësishme në industrinë televizive, përfshirë çmime Emmy dhe një çmim Golden Globe. Suksesi i serialit e ka rikthyer aktorin në qendër të vëmendjes, duke e bërë një nga emrat më të komentuar të televizionit.

Wyle pritet të rikthehet në sezonin e tretë të “The Pitt”, i cili është planifikuar të transmetohet në janar të vitit 2027.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI