Flash

Nëna e re skoceze humbi jetën në Durrës, familja kërkon ndihmë për trupin

Lapsi.al 26 October 2026

Nëna e re skoceze humbi jetën në Durrës, familja kërkon

Familja e nënës së re britanike që u gjet e pajetë në një apartament të marrë me qera në Airbnb në Durrës në fillim të këtij muaji ka bërë një apel për ndihmë për kthimin e trupit. 

25-vjeçarja Ferne King nga Fife në Skoci, ndërroi jetë gjatë pushimeve të saj së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare. Policia dhe mediat lokale raportuan se 25-vjeçarja u zbulua në dhomën e saj nga një pastruesja që njoftoi më pas policinë.

Është raportuar se ajo pësoi një atak kardiak teksa ndodhej në dhomën e saj me qira. Vajza 2-vjeçare u gjet pranë shtratit të saj në gjendje të mirë. Edhe forcat e policisë së Durrësit përjashtuan çdo mundësi kriminale. 

Familja e saj tani po përballet me vështirësi në mbledhjen e parave për ta kthyer trupin e pajetë në shtëpi. Në përgjigje të kësaj, ata kanë hapur një faqe GoFundMe pasi u është thënë se u duhen 10 000 paund për të riatdhesuar trupin e saj. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI