Flash

Në krye të “Listës së Studentëve”/ Kush është kardiologu që sfidon Vuçiçin

Lapsi.al 25 October 2026

Në krye të “Listës së Studentëve”/ Kush

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është në krye të “Listës së Studentëve” që sfidon Aleksandër Vuçiçin në zgjedhjet e Serbisë.

Pasi mbështeti publikisht protestat kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët, ai u shpall kryesues i “Listës Studentore” të pavarur në shtator të vitit 2026. Platforma e tij përqendrohet te decentralizimi i kujdesit shëndetësor dhe te dhënia e përparësisë mbijetesës kombëtare, përpara integrimit të menjëhershëm në Bashkimin Europian.

Në takimin e fundit të studentëve në Novi Sad, ku u prezantua si kandidat, Srdanoviç kujtoi se prej gati dy vitesh kërkohet një përgjigje për tragjedinë e Novi Sadit, ku u shemb çatia në stacionin e trenit dhe u vranë 16 persona.

Ai shtoi se qytetarët po kërkojnë një rrugëdalje përmes rinisë, “e cila duhet ta bëjë vendin më të mirë”.

Kreu i Listës së Studentëve ka lindur në vitin 1970 në Novi Sad. Ai ka përfunduar studimet, ka kryer specializimet dhe në vitin 2012 ka mbrojtur doktoraturën.

Që nga viti 2018, ai jep mësim në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, në departamentin e mjekësisë së emergjencave.

Srdanovië i mbështeti protestat studentore që nga fillimi, ndërsa foli për herë të parë në tubimet që u mbajtën në Beograd në maj të këtij viti. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI