
Gazeta prestigjioze amerikane The New York Times i ka kushtuar një video protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke pasqyruar përshkallëzimin e tyre dhe shndërrimin në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Në videon e publikuar, media amerikane evidenton se protestat nisën nga kundërshtimi i një projekti luksoz të lidhur me Jared Kushner, por gjatë muajve të fundit janë shndërruar në një lëvizje që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama, i cili refuzon.
Më poshtë teksti i plotë i videos së The New York Times:
“Mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin e Shqipërisë për të protestuar kundër rritjes së kostove të jetesës dhe arsimit.
Protestuesit hodhën kokteje Molotov drejt një ndërtese qeveritare.
Policia u përgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës.
Demonstratat nisën seriozisht në maj, për shkak të kundërshtimit publik ndaj një projekti luksoz të lidhur me Jared Kushner.
Por në muajt e fundit, protestat janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Rama i ka refuzuar këto thirrje, duke ua hedhur fajin për protestat grupeve kundër Bashkimit Europian.” ©LAPSI.AL