Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

"Shqipëria është e jona"/ Protestuesi Erjon Vishkulli rrëfen momentin e plagosjes në sy nga policia

Lapsi.al 25 October 2026

"Shqipëria është e jona"/ Protestuesi Erjon Vishkulli

“Një goditje, eca rreth dy metra dhe rashë në tokë.” Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në syrin e majtë gjatë protestës në Tiranë, në një dëshmi  për TCh. Plumbi i gomës ndodhet ende në syrin e tij, ndërsa 28-vjeçari përballet me dhimbje dhe pasiguri për shikimin.

 Vishkulli tregon se ndodhej pranë protestës për të takuar disa miq dhe se, pak para se të plagosej, kishte hequr maskën e oksigjenit. Sipas tij, policët ndodheshin rreth 30 metra larg dhe nuk kishte pasur asnjë reagim përpara goditjes.

“Vetëm kur më vjen një goditje, eca rreth dy metra dhe rashë në tokë”, rrëfen ai, duke përshkruar sekondat kur gjithçka ndryshoi.

Pas plagosjes, Erjoni thotë se ishte vetëm pjesërisht i vetëdijshëm. Ai kujton se një mik e ndihmoi dhe e transportoi me makinë, ndërsa më pas nisi përballja me dhimbjen dhe frikën për pasojat që mund të ketë dëmtimi në shikimin e tij.

“Vazhdoj ta kem ende plumbin e gomës në sy. Nuk e di tani të them se sa i lartë është rreziku, por e lehtë nuk është, sepse kam shumë dhimbje”, shprehet ai.

Deri tani është konfirmuar se është siguruar transporti i tij drejt një spitali në Romë, ku pritet të marrë trajtim më të specializuar mjekësor. Ndërkohë, pasiguria për gjendjen e syrit mbetet shqetësimi kryesor.

Në fund të intervistës, pavarësisht dhimbjes dhe asaj që po përjeton, Erjoni zgjedh të përcjellë një mesazh të shkurtër: “Vetëm fitore”.

I pyetur nga gazetari se çfarë do të thotë kjo shprehje për të, ai përgjigjet: “Shqipëria është e jona”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI