Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Rama kërcënon hapur protestuesit: Do t’ju gjobisim, burgosim dhe ndalojmë të dilni nga Shqipëria!

Lapsi.al 25 October 2026

Rama kërcënon hapur protestuesit: Do t’ju gjobisim, burgosim dhe

Edi Rama ka prezantuar një paketë të re ligjore me gjashtë masa kundër protestave në Tiranë, që parashikon gjoba deri në 5 milionë lekë të vjetra, dënime me burg, regjistrimin e protestuesve nën hetim dhe kufizimin e daljes jashtë vendit. 

Rama deklaroi se paketa është hartuar në bashkëpunim me partnerët europianë dhe synon të ndëshkojë dhunën gjatë protestave. Megjithatë, disa prej masave të paralajmëruara prekin edhe pjesëmarrësit në tubime, përfshirë ata që qëndrojnë në një grup ku persona të tjerë ushtrojnë dhunë.

1. Gjoba deri në 5 milionë lekë të vjetra edhe për protestuesit që nuk ushtrojnë vetë dhunë

Një nga masat më të forta të paralajmëruara nga Rama është vendosja e gjobave edhe ndaj personave që qëndrojnë në një grup protestuesish ku po shkaktohen dëme, pavarësisht nëse ata i kryejnë vetë veprimet e dhunshme.

“Kush zgjedh të qëndrojë në një grup duke e ditur që përreth tij po thyhet dhe po shkatërrohet, do të përgjigjet përmes gjobës, bashkë me ata që i kryejnë veprimet e dhunshme. Gjoba do të shkojë deri në 500 mijë lekë të reja”, deklaroi Rama.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu gjoba për pjesëmarrjen në tubime pa leje, mosbindjen ndaj urdhrave të shpërndarjes dhe fshehjen e identitetit. Për bllokimin e qarkullimit parashikohet gjobë prej 5 mijë lekësh të reja.

2. Regjistër për protestuesit nën hetim dhe paralajmërim për ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë

Qeveria synon krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik me të dhënat e personave të referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit.

Sipas Ramës, informacionet do të administrohen nga Policia e Shtetit dhe mund t'u përcillen edhe autoriteteve të huaja e kompanive të transportit.

“Do u refuzohet dalja nga vendi personave që synojnë t’i shmangen veprave penale. Do njoftohen edhe autoritetet e huaja për rrezikshmërinë që ai paraqet. Përfshi edhe kompanitë e transportit ajror, detar apo me tren”, deklaroi kryeministri.

Rama paralajmëroi se personat që përfshihen në dhunë gjatë protestave do të përballen me pasoja edhe për udhëtimet drejt Europës.

3. Ndryshime në Kodin Penal: Burg për protestuesit e maskuar dhe dënime më të ashpra

Paketa parashikon ndryshime në Kodin Penal, duke ashpërsuar dënimet për një sërë veprimesh gjatë protestave.

“Fshehja e fytyrës, gjobë deri 6 muaj burg (kur në protest ka dhunë). Nuk ndëshkohet kush e zbulon fytyrën sapo dëgjon urdhrin e policisë”, tha Rama.

Ai paralajmëroi gjithashtu dënime deri në dy vite burg për personat që kapen me armë apo sende të tjera të paligjshme, si dhe ashpërsim të ndëshkimeve për dëmtimin e pronës dhe goditjen e punonjësve të policisë.

4. Policia do të ndërhyjë edhe ndaj thirrjeve për protesta të dhunshme në rrjetet sociale

Ndryshimet në ligjin për tubimet synojnë t'i japin Policisë së Shtetit kompetenca të reja për të ndërhyrë ndaj thirrjeve për dhunë në internet.

“Kur identifikon një thirrje për dhunë në rrjetet sociale, Policia i dërgon një njoftim menjëherë për fshirjen e njoftimit. Nëse nuk fshihet, Policia vepron përmes ndjejes penale”, deklaroi Rama.

Paketa parashikon gjithashtu vendosjen e perimetrave të sigurisë rreth objekteve të konsideruara të ndjeshme, si dhe dispozita të reja penale për kanosjet në internet, publikimin e të dhënave që ekspozojnë persona ndaj sulmeve dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për të shkaktuar dëme.

5. Protestuesit do të paguajnë dëmet, prindërit përgjegjës për të miturit

Qeveria ka paralajmëruar një mekanizëm dëmshpërblimi për bizneset e dëmtuara gjatë protestave.

Sipas Ramës, shteti do të mbulojë 100% të dëmeve për bizneset e vogla dhe 70% për bizneset e mëdha, ndërsa më pas do të kërkojë përgjegjësi financiare nga personat që kanë shkaktuar dëmet.

“Ata që u përfshinë në ato akte, do të paguajnë secili pjesën e vetë të gjobës. Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, dëmshpërblimi do kalojë te prindërit”, deklaroi kryeministri.

6. Pezullim ose përjashtim për mësuesit që çojnë nxënësit në protesta

Një tjetër masë e paralajmëruar është miratimi i një kodi etike për mësuesit e arsimit parauniversitar, që parashikon masa disiplinore për përfshirjen e nxënësve në protesta të paligjshme.

“Asnjë mësues nuk mundet t’i çojë fëmijët në protesta të paligjshme, duke përdorur autoritetin e tij. Kush e bën do pezullohet apo përjashtohet”, deklaroi Rama.

Ai pretendoi gjithashtu se në protestën e një dite më parë kishin marrë pjesë persona të ardhur nga Spanja si mercenarë për të ushtruar dhunë, por në deklaratën e cituar nuk paraqiti prova për këtë pretendim.

Paketa e prezantuar nga Rama përfshin ndryshime ligjore dhe akte qeveritare që synojnë të ashpërsojnë pasojat penale, administrative dhe financiare për veprimet gjatë protestave.

Kryeministri këmbënguli se masat nuk kufizojnë protestën paqësore, ndërsa përmbajtja e tyre ngre pyetje për mënyrën se si do të përcaktohet përgjegjësia individuale dhe si do të zbatohen kufizimet ndaj pjesëmarrësve në tubime. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI