Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Revolta si shpresa e fundit

Agon Hamza 25 October 2026

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhunën sistematike e sistemike si modus operandi i regjimit të Edi Ramës, ajo vuri në pah diçka më thelbësore që është simptoma e padëshiruar e këtij sistemi. Çka u pahtësua në këtë periudhë është raporti ndërmjet pushtetit simbolik dhe atij real. A nuk ka mbijetur pushteti i Edi Ramës gjatë gjithë kësaj periudhe pikërisht si rezultat i turbullimit të kësaj kontradikte? Ai ka realisht shumë, jashtëzakonisht shumë pushtet, por që në manifestimin e vet, ai shprehë mungesën e tij. Pushteti ekziston në dy nivele të pandara nga njëra tjetra: ai simbolik, që konsiston në reprezentimin e vetvetes si të pacenueshëm, të gjithë-fuqishëm e gjithë-prezent, dhe atij real, që manifestohet në efektivitetin e tij.

Ajo që po ndodhë në Shqipëri tani nga ana e policisë dhe aparatit represiv shtetëror nuk është ushtrimi i pushtetit për të rivendosur rendin publik, por është shprehja e pashpresë dhe impotente e domosdoshmërisë ekzistenciale për të rimarrë, rifituar apo ri-konsoliduar pushtetin si të tillë. Në psikoanalizë, rasti klasik është ai i babës që ngritë zërin apo godet fëmiun e tij, si shprehje e pamundësisë për të (ri)vendosur pushtetin ndaj fëmiut. Dhuna fizike e policore është shprehja e pamundësisë konceptuale (ideore) e politike. Ndërsa Rama është emri i kësaj pamundësie dhe impotence politike.

E vërteta e projektit politik të Ramës, dhe e tashmë-të-harruarës Rilindje, manifestohet në mënyrën më konsistente politike nëpër rrugët e Tiranës. Revolta rinore në rrugët e Tiranës nuk është përpekje për të shkatërruar procesin “sublim” dhe “madhështor” të Ramës që do rezultojë në një gjendje hipotetike e potencialisht të mundshme të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo farsë është mburoja e fundit e regjimit. Këto revolta janë e vërteta politike, sociale, ekonomike e kulturore e regjimit tashmë katërmbëdhjet vjeçar të Ramës. Imagjinoni realitetin ku shumica absolute e të revoltuarve dhe protestuesve, e kanë kaluar një pjesë të fëmijërisë, adoleshencën dhe rininë e tyre nën regjimin e tij! Revolta që po e shohim në rrugët e Tiranës përgjatë ditëve të fundit jo vetëm që është tepër e vonë, por është edhe revoltë thellësisht dhe plotësisht e moderuar, në raport me rrethanat dhe kushtet e jetesës në Shqipëri! Absurditeti i jetesës në Shqipëri e tejkalon secilën paradigmë të raportit ndërmjet dhunës sistemike të regjimit të Ramës, dhe dhunës objektive të rinisë, të shpërfaqur këto ditë në rrugët e Tiranës.

Por, çka është regjimi i tij? Punk bendi slloven, Laibach, si pjesë të performancave të tyre konceptuale para koncerteve, shpesh mbanë edhe fjalime. Në njërën prej tyre, mbi tridhjet vite më parë, mes tjerash thonë: “sa më të larta që janë godinat, aq më i ulët është morali.” Për të qartësuar: me moral nuk nuk e mendoj as moralin popullor, e as moralizimin si aktivitetin tonë sportiv e kulturor më të preferuar. Morali këtu ka një kuptim shumë preciz: atë formë shoqërore të perverzionit të instaluar nga regjimi i Ramës, që është shndërruar në mënyrën e funksionimin politik, ekonomik, shoqëror e kulturor në Shqipëri. Por në anën tjetër, aq poshtë e ka degraduar jo vetëm qeverisjen (si plaçkë të vendit), diskursin e diskutimin publik, por edhe vet marrëdhëniet ndër-shoqërore, sa që në këtë situatë si në Shqipëri, edhe kërkesa për të shpallur domosdoshmërinë e ndarjes dhe distancimit të shumicës së moralshme (moral majority) nga Rama dhe lapërdhishmëria që e qenëson atë, duket veprim radikal politik. Dhe, mbase, kjo duhet të jetë pika e parë e vendosjes së linjave të demarkacionit.

Në situata shoqërore ku shpërthimi politik është pika e organizimit të shoqërisë, kjo e fundit ndahet në dysh: në “ne”, dhe në “ata”. Nuanca e hirtë, që tashmë-gjithnjë karakterizon oportunistët dhe hileqarët, zhduket si hapësirë e mundshme politike. A nuk e keni vërejtur sikletin e papërmbajtshëm që shkakton kjo situatë, e në të cilin gjenden opinionistët, artistët dhe radikalët e tjerë “nuk” dinë se si të pozicionohen? Në politikë, kontrastet shoqërore shndërrohen në antagonizma të papajtueshëm. Politika nuk është gjithëpërfshirëse dhe përbashkuese. Ajo është ndarëse. Regjimin e gjithëfuqishëm të Ramës vetëm politika e rrugëve e degradoi në këtë farë gjendje të impotencës.

Këtu është pika e dytë. Protestuesit janë jashtëzakonisht konsistent në refuzimin – madje edhe në nivel të diskutimit – të shantazhit nga Rama rreth formës e natyrës së protestës. Protestat e revoltat në Tiranë nuk janë rrugaçllëk e vagabondizëm, por janë manifestim politik. Dhe ato mund të trajtohen vetëm politikisht. Pas brutalitetit kriminal të regjimit të Ramës të mbrëmjes së të shtunës, sforcimi i ndarjes ndërmjet protestuesve paqësor dhe atyre të dhunshëm, që bëhet nga palaçot e Ramës në debatet televizive, e ka humbur çdo sens dhe common sense, madje edhe nëse matet me standardet tashmë të lapërdhishme të common sense-it të instaluar nga regjimi i Ramës. Vet realiteti në Shqipëri është aq perverz, i përçudnuar, anakronik e kontradiktor, sa që – paramendoni edhe vet kur – revolta rinore është shprehje e etablimit të një paradigme normale. Barometri i normalitetit në Shqipëri sot është i përcaktueshëm vetëm në raport me pozicionimin tonë karshi revoltës rinore.

Edi Rama është politikan dhe udhëheqës shtetëror jashtëzakonisht i dobët. Por, kjo nuk është farë befasie, e nuk kërkon shumë punë e akrobacione të thella intelektuale për t’a kuptuar. Mirëpo, ai është edhe artist i dobët. Ekonomia e tij libidinale është e fundamentuar në idenë e reprezentimit të imazhit. Mbi këtë premisë, ai e ka ndërtuar imazhin e tij si ego-ideali (jo vetëm i) artistëve shqiptar. Kaq për artin shqiptar, në Shqipëri e në Kosovë! Por ky bashkëdyzim, që ai e ka shumë për qejfi, pësoi debaklin më spektakolar gjatë javës, kur në përformancat e tij, ai vendosi karriget në oborrin e qeverisë, me mbishkrimin “dialog” – që u referohej protestuesve e studentëve “paqësor.” Hudhja dhe shkallmimi i karrigeve (dhe mesazhit përkatës) ishin përmbysja e dyfishtë e Ramës si politikan, e si artist. Varfëria kreative nuk ka se si të mos jetë edhe varfëri politike. Në nivelin simbolik – thënë gjysmë artistikisht – kjo shënon kapitullimin përfundimtar të performancës së Ramës dhe regjimit të tij.

Dhe në kontekstin e performancës boshe dhe artistikisht sterile të ftesës së Ramës dhe regjimit të tij për dialog me protestuesit. Një gjë është më se e qartë: protestuesit janë shumë konsistent. Ata refuzojnë të bijnë në grackat e regjimit për të dialoguar. Nuk duhet bombarduar qeveria me kërkesa të panumërta, sepse ajo i jep levë politike asaj. Në kohët e krizave të thella dhe të pakapërcyeshme politike e shoqërore, qeveritë kërkojnë dialog! Mos u’a jepni atë kënaqësi morbide e privilegj! Pas dhunës policore të regjimit të Ramës në ditën e shtunë, dialogu më nuk ka kuptim. Për më tepër, edhe kërkesa për dorëheqjen e tij është e pamjatueshme. Dita e shtunë e varrosi çdo alternativë, në të cilën dorëheqja është maksimumi i kërkesës.

Regjimi i Ramës është në përfundimin e tij! Unë thellësisht besoj se nuk ka kthim mbrapa! Ai është një regjim kriminal, thellësisht i korruptuar e komprador, perverz e i dhunshëm! Nëse Rama e përmbyllë aventurën e tij politike e artistike vetëm me dorëheqje dhe pa asnjë pasojë tjetër – ky do jetë ishte akti më jo-dinjitoz politik i suksesit te kësaj levizje politike që manifestohet nëpërmjet revoltës rinore! 

Të këshilluara

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak

Ajo që ndodhi në minutat e fundit të 6 tetorit ishte një parodi. Një nga ato ngjarje që e qesharakëzojë aq thellë thelbin e një shteti dhe të institucioneve të tij, sa e bëjnë të pa shmangshme pyetjen: A mos do ishte më mirë po të qe bërë me keq?

09:02 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI