Flash

Mbyllet pa incidente protesta e 14-të e studentëve në Bulevard

Lapsi.al 26 October 2026

Mbyllet pa incidente protesta e 14-të e studentëve në Bulevard

Këta ishin të rinjtë që iu drejtuan sheshit të protestës në ditën e 14-të të saj. Pas disa ditësh kaosi e përplasje, protesta në bulevard ishte minimale, ndërsa të paktë në numër ishin edhe efektivët e policisë.

Thirrja për dialog e kryeministrit Rama u refuzua sërish. Në sofrën e dialogut të vendosur para godinës qeveritare, protestuesit vendosën në shenjë simbolike një karikaturë të Edi Ramës e Aleksandër Vuçiçit, që më pas i vunë edhe flakën.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protestuesit qëndruan për gati 3 orë pa shënuar incidente e tensione, duke bërë që edhe policia të qëndronte e distancuar dhe pa masa shtesë.

Protesta nisi rreth orës 14.00 te Ministria e Arsimit, ku edhe aty gjithçka ishte e qetë dhe pa incidente./LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI