
Kanë dalë para pak çastesh exit-poll të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën këtë të martë në Izrael.
Sipas këtyre sondazheve nuk ka një fitues të qartë. Partia "Likud" dhe koalicioni i kryeministrit në detyrë Benjamin Netanuahu mund të marrë 50 vende në parlament nga 68 vende që ka aktualisht.
Ndërsa kolicioni opozitar i rivalit të tij, Gadi Eisenkot numëron 52 vende.
18 vende shkojnë partitë izraelito-palestineze. Duhen 61 mandate për të pasur shumicën në parlament. Nëse këto rezultate konfirmohen, do të duhen shumë negociata për formimin e qeverisë së re.
Pak para mbylljes së kutive të votimit orën 22:00 (ora shqiptare 21:00) autoritetet rrëzuan një kërkesë e partisë Likud të Benjamin Netanyahut për të zgjatur orarin e votimit.
Pjesëmarrja në votime deri në orën 8 të mbrëmjes (ora 7 në Shqipëri) arriti në 74.3%, niveli më i lartë i regjistruar për dekada të tëra në këtë moment që nga fillimi i numërimit, raportoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo shifër tashmë tejkalon pjesëmarrjen e përgjithshme prej 70.6% të regjistruar në zgjedhjet e vitit 2022. /LAPSI.al