Flash

Kompanitë e naftës kërkojnë 12 mln euro dëmshpërblim nga qeveria për llogaritje të gabuar të çmimit

Lapsi.al 17 July 2026

Burimi nga tregu i hidrokarbureve konfirmuan për Monitor se paditë pranë Gjykatës Administrative janë paraqitur veçmas nga 8 operatorë dhe lidhen me humbjet që, sipas tyre janë shkaktuar nga mënyra e llogaritjes së çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës. Në total, operatorët kërkojnë rreth 11,8 mln euro dëmshpërblim për dëmet që pretendojnë se u janë shkaktuar nga llogaritja e çmimeve nën kosto nga Bordi i Transparencës.

Rreth 1 muaj pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, që solli rritje të çmimit të karburanteve në bursat e huaja, prej 26 Marsit deri më 17 Qershor 2026, qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës për Hidrokarburet, i cili përcakton çmimet sipas formulës së miratuar gjatë krizës së vitit 2022, kur çmimet e naftës u rritën pas nisjes së luftës në Ukrainë. Që në fillim, operatorët kundërshtuan metodologjinë e përdorur, duke argumentuar se çmimi është llogaritur mbi bazën e treguesit FOB (Free on Board), i cili nuk përfshin kostot e transportit dhe sigurimit. Sipas tyre, tregu ndërkombëtar funksionon tashmë mbi kontrata CIF (Cost, Insurance and Freight), që përfshijnë këto kosto dhe e rrisin çmimin e blerjes me rreth 45-50 USD për ton.

Një tjetër kundërshtim lidhet me faktin se, ndërsa Bordi ka përdorur çmimin FOB për të përcaktuar çmimin maksimal të shitjes, administrata doganore ka llogaritur TVSH-në mbi bazën e çmimit CIF. Sipas operatorëve, kjo ka krijuar një kosto shtesë prej rreth 4.7 lekësh për litër, duke gjeneruar humbje të konsiderueshme. Në shkresën drejtuar më herët Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave dhe Kryeministrit Edi Rama, të siguruar nga Monitor, kompanitë më të mëdha importuese argumentonin se kërkesat e tyre për rishikimin e metodologjisë së llogaritjes së çmimeve dhe marzheve të fitimit nuk janë marrë në konsideratë. Importuesit pretendojnë se metodologjia e miratuar në vitin 2022 nuk pasqyron më kostot reale të operimit, pasi nuk merr parasysh inflacionin, rritjen e pagave, sigurimeve shoqërore, qirave dhe shpenzimeve të tjera operative gjatë periudhës 2022–2026. Sipas tyre, formula e Bordit nënvlerëson edhe marzhet e operimit. Ndërsa Bordi llogarit një marzh prej 3 lekësh për litër për importuesit dhe 12 lekësh për litër për tregtimin me pakicë, operatorët pohojnë se kostot reale janë përkatësisht rreth 4 dhe 15 lekë për litër.

Në total, kompanitë vlerësojnë se metodologjia aktuale nuk reflekton rreth 8.7 lekë për litër në çmimin final të karburantit, përfshirë diferencën nga marzhi dhe mënyrën e llogaritjes së TVSH-së. Sipas tyre, kjo ka shkaktuar humbje të mëdha financiare dhe ka vënë në vështirësi sidomos operatorët më të vegjël./Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI