Flash

Korrupsioni në kohë lufte, Zelensky shkarkon një tjetër njeri të rrethit të tij

Lapsi.al 19 August 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka shkakrkuar nga detyra ditën e sotme zëvendësdrejtoren e zyrës presidenciale Iryna Mudra, pasi akuzohet për korrupsion. 

Shkarkimi erdhi vetëm pak orë pasi Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit  dhe Prokuroria e Specializuar Kundër Korrupsionit njoftuan se kishin goditur një organizatë të dyshuar kriminale ku përfshihen një zyrtar i lartë i Presidencës, një deputet aktual, një ish-deputet, si edhe drejtues të një banke shtetërore.

Grupi dyshohet se ka pastruar rreth 3.4 milionë dollarë, që u përdorën për të paguar garancinë financiare të një të dyshuari në një çështje korrupsioni në sektorin energjetik.

Mediat raportuan se Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit kishte kontrolluar ambientet e lidhura me Mudra dhe deputetin Vadym Stolar. Mudra është përgjegjës për çështjet ligjore dhe reformën gjyqësore në zyrën presidenciale. Ajo më parë ka shërbyer si zëvendësministre e drejtësisë.

NABU ka publikuar fragmente nga bisedat e kapura si pjesë e operacionit, por nuk ka identifikuar publikisht folësit. Regjistrimet duket se përfshijnë diskutime rreth regjistrimit të pasurive në emër të fëmijëve dhe referenca për zyrën presidenciale. Operacioni vjen në mes të një serie hetimesh nga NABU dhe SAPO për korrupsion të dyshuar në nivelet më të larta të politikës ukrainase.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI