Flash

Krismat ndërpresin festivalin në Ohio të SHBA-ve, 12 persona të plagosur

Lapsi.al 7 June 2026

Një pasdite feste u kthye në makth në Toledo të Ohajos, ku të shtënat me armë zjarri mes turmës gjatë festivalit Old West End plagosën të paktën 12 persona dhe shkaktuan skena paniku mes mijëra pjesëmarrësve që vrapuan për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës gjatë festivalit vjetor që organizohet në lagjen historike Old West End. Sipas autoriteteve amerikane, hetimet paraprake tregojnë se dy persona të armatosur mund të kenë qëlluar ndaj njëri-tjetrit mes pjesëmarrësve.

Pamjet e publikuara nga mediat amerikane tregojnë momentet e kaosit, teksa dhjetëra persona vrapojnë për të gjetur strehim sapo dëgjohen krismat.

“Duket se kishte dy persona që po qëllonin, ndoshta ndaj njëri-tjetrit. Asnjëri prej tyre nuk është në paraburgim”, deklaroi zëvendësshefi i Policisë së Toledos, Joe Heffernan.

 
 
Sipas policisë, të plagosurit janë të moshave nga 14 deri në 61 vjeç. Kryebashkiaku i Toledos, Wade Kapszukiewicz, tha se pritet që të gjithë të mbijetojnë, edhe pse dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.

 
Ndërkohë, policia ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin e autorëve. Rrugët përreth zonës së festivalit janë bllokuar, ndërsa hetuesit po analizojnë pamjet filmike dhe provat e mbledhura në vendngjarje.

Drejtori i Sigurisë Publike të qytetit, George Krall, u bëri thirrje qytetarëve të kontrollojnë videot dhe fotot e realizuara me telefonat celularë gjatë festivalit dhe t’ua dorëzojnë autoriteteve për të ndihmuar në identifikimin e personave përgjegjës.

Dëshmitarët përshkruan skena të frikshme menjëherë pas të shtënave. Një pjesëmarrës tregoi se sapo u dëgjuan krismat, njerëzit u hodhën përtokë dhe nisën të kërkonin strehim.

Sipas të dhënave të Gun Violence Archive, kjo është një nga të paktën 170 ngjarjet me të shtëna masive të regjistruara në SHBA që nga fillimi i vitit.

Duke reaguar pas incidentit, guvernatori i Ohajos, Mike DeWine, tha se festivalet verore duhet të jenë vende të sigurta për familjet dhe shprehu besimin se autoritetet do të arrijnë të identifikojnë autorët e sulmit.

Festivali Old West End konsiderohet një nga aktivitetet më të mëdha vjetore në Toledo dhe çdo vit tërheq mijëra vizitorë.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI