Flash

Kthyen dy banesa në “shtëpi bari”, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Lapsi.al 4 September 2026

Dy të rinj të shpallur në kërkim janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se kishin përshtatur dy banesa për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura. Në pranga ranë A.B., 28 vjeç, nga Shkodra, dhe S.B., 25 vjeç, nga fshati Zagorë. Sipas policisë, të dy ishin në kërkim në kuadër të operacionit “Neonët 5”, të zhvilluar në janar të këtij viti.

Ata dyshohet se, së bashku me persona të tjerë, kishin përshtatur dy banesa në fshatin Barbullush për kultivimin e bimëve narkotike me llamba. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për prodhim dhe shitje narkotikësh, kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI