Flash

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

“Kur dëgjoj të thuhet ‘e lehtë’ me vijnë drithërimat”: Maran i djegur nga ‘qulli’ i fryn ‘kosit’, ndryshon edhe portierin

Rolando Maran nuk e ka kapërcyer ende goditjen e marrë në Helsinki, kur humbi ndeshjen me dy goditje në portë nga kundërshtari, falë edhe gabimeve të portierëve kuqezinj.

Lapsi.al 5 October 2026

“Kur dëgjoj të thuhet ‘e lehtë’ me vijnë

“Kur dëgjoj të thuhet ‘e lehtë’ me vijnë drithërimat, se ka ndeshje që mund të jenë më pak apo më shumë lodhshme, por të lehtë nuk ka. E pamë në San Marino kur për 15 minuta ulëm ritmin e rrezikuam të pësonim gol. Kjo tregon qartësisht vështirësitë që mund të krijojë çdo ekip kur je ti i pari që ia krijon këto lehtësi tjetrit”. Rolando Maran nuk e ka kapërcyer ende goditjen e marrë në Helsinki, kur humbi ndeshjen me dy goditje në portë nga kundërshtari, falë edhe gabimeve të portierëve kuqezinj. Nuk mund të jetë ndryshe, një “drithërimë” e tillë nga San Marino, skuadër që mbyll renditjen e FIFA-s.

Tekniku italian, në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës me kombëtaren e vendit me 34 mijë banorë, ka shpjeguar edhe si e ka parë këtë seri ndeshjesh: “Padyshim ka pasur një progres të mirë, përtej asaj që ulëm ritmin kur siguruam rezultatin me San Marinon. Por vinte ndeshja me Finlandën e u mendua të administronim lodhjen. Lodhje që shërbeu se 10 kundër 11 nuk u pa. Ekipi është mirë, janë perceptuar shumë gjëra. Çova përpara atë që ishte ideja ime në fushë me lojtarët. Lojtarët ishin fantastikë në ndjekjen, në disponibilitet, nuk kanë humbur një stërvitje, një analizë, kanë përballuar gjithçka me shumë impenjim. Jam shumë i lumtur se jo gjithmonë gjendet një alkimi e tillë. Por e ndjej se është dëshira të rritemi e bëjmë gjërat bashkë dhe kjo më kënaq”.

Sidoqoftë, ashtu si i takon, Maran ka mbrojtur Etrit Berishën dhe Alen Sherrin, protagonist negativë në humbjen me Finlandën: “Ka role e role, gabimet i bëjmë të gjithë, unë i pari. Për portierin gabimet janë vendimtare ndaj duhet të jemi mbështetës dhe të kuptojmë se kur gabon portieri, ka një rëndësi të veçantë. Por unë kam shumë besim te portierët të cilët kanë zbritur në fushë. Më vjen keq se nuk do kem as Berishën e skualifikuar dhe as Sherrin se ka dalë nga fusha me një problem muskulor. Ndaj do të luajë Mario. Më vjen keq që nuk janë, por Mario do të ketë këtë okazion sepse kam shumë besim tek ai”.

 

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI