Flash

Lekët e drogës pastroheshin në një agjenci pasurish të paluajtshme në Greqi, arrestohet 45-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 3 September 2026

Një kontroll rutinë në portin e Pireut ka çuar në zbulimin e një rrjeti të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash, që dyshohet se vepronte përmes një kompanie pasurish të paluajtshme në ishullin grek të Rodosit. Operacioni nisi mëngjesin e 27 gushtit, kur efektivët e njësive kundër drogës dhe të sigurisë së Autoritetit Qendror Portual të Pireut ndaluan një 62-vjeçar grek, i cili sapo kishte mbërritur me një anije pasagjerësh dhe mallrash nga Rodos. Me ndihmën e një qeni të trajnuar për zbulimin e lëndëve narkotike, policia e mbajti nën vëzhgim 62-vjeçarin, i cili shkoi në zonën e bagazheve të pashoqëruara për të marrë një valixhe. Gjatë kontrollit, brenda saj u gjetën 35 gramë kokainë dhe 0.9 gramë kanabis, çka çoi në arrestimin e tij.

Hetuesit nisën menjëherë të gjurmonin burimin e lëndës narkotike dhe identifikuan si të dyshuar për dërgimin e saj një 45-vjeçar shqiptar, i cili punonte në një kompani pasurish të paluajtshme në Rodos. Pas zbulimit, autoritetet greke zhvilluan një operacion të gjerë në ishull, ku morën pjesë efektivë të njësive kundër drogës dhe kontrabandës, si dhe strukturat e sigurisë së Autoritetit Portual të Rodosit. Kontrolli u krye në prani të një prokurori dhe me ndihmën e qenit të specializuar K9 “SIRINA”. Gjatë kontrollit në ambientet e kompanisë së pasurive të paluajtshme, autoritetet sekuestruan 949,658.38 euro cash, për të cilat nuk u gjetën dokumente që justifikonin posedimin apo ruajtjen e ligjshme të shumës.

Përveç parave, në ambientet e kompanisë u gjetën edhe një numër i madh pajisjesh POS, karta nga institucione të ndryshme financiare, telefona celularë, karta SIM, pajisje dixhitale për ruajtjen e të dhënave, si dhe shënime të shkruara me dorë ku figuronin emra dhe shuma parash. Gjatë operacionit, 45-vjeçari shqiptar u lokalizua dhe u arrestua. Në posedim të tij u gjetën dhe sekuestruan edhe 3,750 euro. Sipas autoriteteve, shuma totale e parave të sekuestruara është depozituar në Fondin e Depozitave dhe Kredive. Dy personat e arrestuar janë dërguar përpara organeve kompetente të drejtësisë. Ndërkohë, hetimi paraprak vijon nga Autoriteti Qendror Portual i Rodosit për veprat penale që lidhen me trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe krijimin e një organizate kriminale.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI