Flash

Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë

Lapsi.al 3 September 2026

Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë vit po shfaqen me simptoma më të forta, sipas mjekëve. Temperatura e lartë ka qenë një nga simptomat kryesore të kësaj viroze, tha mjeku P. Male. Rastet paraqiten gjithashtu me dhimbje kockash, diarre dhe të vjella.

Mjekët raportojnë edhe raste me gastroenterite, ndërsa te një pjesë e të prekurve virozat kanë dhënë prekje edhe në mushkëriqë kërkojnë trajtim me antibiotike.

Sipas tyre, virozat që po qarkullojnë aktualisht po shfaqen më agresive krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më të prekura rezultojnë moshat e mesme dhe të reja, të cilët janënë marrëdhënie pune, duke krijuar dhe mungesa të shumta nëinstitucione. 

Përhapja duket se është më e lartë mes personave që punojnë në zyra dhe në mjedise të tjera ku ka grumbullime njerëzish.

Ndërkohë, personat në moshë më të madhe po e kalojnë virozën me më pak simptoma, sipas vëzhgimeve të mjekëve.

Vlora dhe Saranda me incidencën më të lartë të rasteve me diarre

Fluksi i lartë turistik dhe grumbullimet e mëdha të njerëzve gjatë verës përkojnë me një incidencë shumë më të lartë të rasteve me diarre në disa prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, veçanërisht në Vlorë dhe Sarandë.

Të dhënat e raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnëpër javët 31 dhe 32 të vitit 2026 që i korrespondojnë gjysmës sëparë të vitit 2026 tregojnë se Vlora ka diferencën më të madhe me pjesën tjetër të vendit për frekuencën e rasteve të “diarresë pa gjak”.

Në javën e 32-të, në Vlorë incidenca arriti në rreth 115 raste për 10 mijë banorë, nga rreth 108 raste një javë më parë. Niveli është disa herë më i lartë se në shumicën e NJVKSH-ve të tjera të vendit.

Edhe Saranda, një tjetër zonë me përqendrim të lartë të pushuesve gjatë muajve të verës, shfaq një incidencë dukshëm mbi pjesën më të madhe të vendit. Në javën 31 ajo ishte rreth 69 raste për 10 mijë banorë. Të dhënat tregojnë se në javën pasardhëse rastet ranë ndjeshëm.

Përqendrimi i rasteve në dy prej destinacioneve me flukset më të mëdha turistike vjen në një periudhë kur temperaturat e larta dhe grumbullimet e njerëzve krijojnë kushte më të favorshme për përhapjen e virozave dhe infeksioneve gastrointestinale./Monitor.al

 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI