Flash

Momenti i sikletshëm i Nina Dobrev në Venecia, sigurimi e largon nga tapeti i kuq

Lapsi.al 4 September 2026

Momenti i Nina Dobrev në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia zgjati më pak nga sa pritej.

Aktorja u duk se u detyrua të largohej nga tapeti i kuq gjatë Festivalit të Venecias 2026, në një moment të sikletshëm që është filmuar dhe po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në video, aktorja e serialit “The Vampire Diaries” shihet duke pozuar para fotografëve dhe fansave gjatë premierës botërore të filmit “Ink”, me regji të Danny Boyle.

Teksa po pozonte dhe po shfaqte fustanin e saj elegant të “Armani Privé”, pranë saj u afrua një pjesëtar i sigurisë. Aii bëri me shenjë aktores se duhej të vazhdonte përpara.

Dobrev, 37 vjeçe, fillimisht duket se nuk e mori parasysh sinjalin dhe vazhdoi të pozonte para kamerave. Por pak çaste më vonë, një tjetër pjesëtar i stafit iu afrua për ta shoqëruar jashtë tapetit të kuq. Në atë moment, aktorja nuk arriti ta fshihte habinë dhe zhgënjimin në fytyrë. Teksa largohej, Dobrev u përpoq ta kalonte situatën me humor, ndërsa buzëqeshi para kamerave.

 

Momenti u bë viral në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta nga fansat, të cilët nuk ishin të sigurt nëse aktorja kishte qëndruar më gjatë seç duhej apo nëse problemi ishte organizimi i eventit.

“Do të doja të zhdukesha nga turpi”, shkroi një përdorues në X.

“U ndjeva në siklet për të”, komentoi një tjetër.

Ndërsa një tjetër pyeti: “A qëndroi shumë gjatë apo ishte mungesë organizimi? Sido që të jetë, ishte e sikletshme.”

Një tjetër fans shkroi: “Nuk kishte nevojë t’i bënin këtë.”

Në Festivalin e Filmit në Venecia këtë vit kanë marrë pjesë edhe emra të njohur të Hollywood-it, mes tyre Kendall Jenner, Amal Clooney dhe Sydney Sweeney.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI