Flash

Ndryshon sërish data e lirimit, ja kur del nga burgu Sean “Diddy” Combs

Lapsi.al 3 September 2026

Data e lirimit nga burgu e reperit amerikan Sean “Diddy” Combs është ndryshuar sërish dhe këtë herë është shtyrë përpara me disa ditë. Combs pritet të lirohet nga Institucioni Federal Korrektues në Fort Dix, New Jersey, më 5 shkurt 2028.

Ky është ndryshimi i radhës i datës së lirimit për 56-vjeçarin. Në korrik, autoritetet konfirmuan se data ishte zhvendosur nga 23 shkurt 2028 në 24 janar 2028, pas një përleshjeje që Combs pati me një tjetër të burgosur.

Megjithatë, në fillim të këtij muaji, të dhënat në faqen e agjencisë federale tregonin se reperi nuk do të lirohej deri më 20 shkurt 2028. Tashmë, data e re e përcaktuar është 5 shkurti. Në korrik, mediat amerikane raportuan se Combs ishte përfshirë në një përplasje me të burgosur të tjerë në Fort Dix, pas një konflikti verbal.

Sipas burimeve të cituara nga mediat, të burgosurit u shtynë dhe u përleshën me njëri-tjetrin. Një person i afërt me situatën pretendoi se Combs “ia doli të përballonte” përleshjen.

Stafi i burgut ndërhyri për të ndarë të përfshirët, ndërsa Combs u vendos më pas në izolim. Në gusht u raportua se reperi ishte nxjerrë nga izolimi.

Byroja Federale e Burgjeve nuk ka dhënë detaje mbi kushtet e izolimit të Combs. Në një deklaratë, institucioni tha se, për arsye privatësie, sigurie dhe mbrojtjeje, nuk publikon informacione mbi kushtet e vuajtjes së dënimit të të burgosurve.

Në korrik të vitit të kaluar, Combs u shpall i pafajshëm për akuzat për trafikim seksual me forcë, mashtrim ose detyrim, si dhe për akuzën e komplotit kriminal. Megjithatë, ai u shpall fajtor për dy akuza për transportim personash me qëllim prostitucioni.

Reperi u dënua me 50 muaj burgim dhe u transferua nga Qendra Federale e Paraburgimit në Brooklyn, New York, në burgun federal të Fort Dix në New Jersey.

Pavarësisht dënimit, Combs vazhdon të përballet me dhjetëra padi civile, në të cilat janë ngritur akuza që variojnë nga sulmi seksual te drogimi dhe trafikimi. Ai ka mohuar akuzat dhe ka këmbëngulur në pafajësinë e tij.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI