Flash

Pas problemeve gjatë koncertit, Lionel Richie përfundon në spital

Lapsi.al 2 September 2026

Lionel Richie vijon të jetë i shtruar në spital, ndërsa mjekët po kryejnë ekzaminime për të parë nëse këngëtari mund të ketë probleme të lidhura me zemrën.

Sipas TMZ, artisti 77-vjeçar ndodhet në terapi intensive dhe po i nënshtrohet një sërë testesh për probleme kardiake. Richie pritet të dalë nga spitali të mërkurën, sipas raportimeve. Përfaqësuesit e këngëtarit nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.

Këngëtari u shtrua në një spital në St. Louis, Missouri, gjatë fundjavës, pasi pati vështirësi për të përfunduar koncertin e së shtunës në Muny Amphitheater. Fillimisht, mjekët dyshuan se shkak mund të ishte dehidratimi i lehtë.

Gjatë performancës, fituesi i Grammy-t u detyrua të kërkonte një karrige për këngën e fundit, “All Night Long”, dhe vazhdoi performancën i ulur.

Richie u kishte treguar më herët fansave se kishte pasur probleme me dehidratimin gjatë turneut, ndërsa kishte përmendur edhe një shtrim të mëparshëm në spital në muajin qershor.

“Disa gjëra kanë ndodhur gjatë këtij turneu që më kanë shqetësuar, sepse nuk po arrija të kuptoja se çfarë dreqin po ndodhte”, u tha ai fansave gjatë koncertit.

“Më pas shkova përsëri te mjeku dhe ai më tha: ‘Po vuani nga dehidratimi’”, tregoi këngëtari.

Richie ishte shtruar në spital edhe në qershor, pasi u ndje keq gjatë një koncerti në Grand Casino Arena në St. Paul, Minnesota, dhe u detyrua ta përfundonte performancën më herët. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, këngëtari shihej duke u ulur disa herë gjatë interpretimit të këngës “Dancing on the Ceiling”.

“Kur ndihesh i trullosur, ulu”, u tha ai fansave, përpara se të largohej përfundimisht nga skena.

Pas incidentit, Richie anuloi dy koncerte në Chicago dhe Columbus, Ohio. Megjithatë, më 4 korrik, ai u përpoq t’i qetësonte fansat përmes një postimi në Instagram.

“Faleminderit për çdo mesazh, çdo fjalë të mirë dhe për gjithë dashurinë tuaj. Jam mirë dhe ju jam mirënjohës të gjithëve”, shkroi ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI