Flash

Rrëfimi i sinqertë i Doja Cat: Nga kokaina te problemet me alkoolin

Lapsi.al 1 September 2026

Doja Cat ka folur hapur për disa nga vështirësitë që ka përjetuar në të kaluarën, duke pranuar se ka pasur probleme me përdorimin e kokainës dhe alkoolit.

Në një video të sinqertë të publikuar në TikTok, artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, tha se problemet me kokainën i kishte përjetuar rreth tetë vite më parë.

“Do të bëj një deklaratë që nuk dua ta bëj. Kam pasur probleme me kokainën, ndoshta rreth tetë vite më parë”, u shpreh ajo.

Megjithatë, Doja Cat theksoi se kjo periudhë tashmë i përket së kaluarës. “Por tashmë e kam lënë shumë pas. Falë Zotit”, shtoi këngëtarja.

Në një tjetër video të publikuar në rrjetet sociale, Doja Cat foli edhe për marrëdhënien e saj me alkoolin. Ajo tregoi se shpesh e kishte përdorur internetin si një mënyrë për të ushqyer mendimet negative që kishte për veten, sidomos në periudhat kur konsumonte alkool.

“Po e përdorja internetin si një mënyrë për të gjetur konfirmim për mendimet negative që kisha në kokë, dhe këto mendime nxiteshin më pas nga konsumimi i alkoolit”, rrëfeu ajo.

Këngëtarja sqaroi se, përveç kanabisit, nuk kishte pasur probleme serioze me droga të tjera, ndërsa alkooli kishte qenë një çështje më shqetësuese për të.

“Nuk kam pasur kurrë një problem të vërtetë me drogat, përveç barit, por alkooli është diçka me të cilën definitivisht kam pasur probleme. Nuk kam qenë kurrë alkoolike, por kam pasur probleme. Nëse mund t’i mësoj dikujt diçka nga përvoja ime, do t’i thosha se nuk është mirë t’i bashkosh këto dy gjëra”, tha ajo, duke iu referuar alkoolit dhe përdorimit të internetit në momente të vështira emocionale.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI