Flash

Nga Chandler te betejat personale: Dokumentari për Matthew Perry

Lapsi.al 4 September 2026

Netflix do të publikojë më 27 tetor një dokumentar të ri me tre pjesë, kushtuar jetës dhe karrierës së aktorit të njohur të “Friends”, Matthew Perry.

“The One About Matthew Perry” do të sjellë një rrëfim më personal për jetën e aktorit, ndërsa zëri kryesor i dokumentarit do të jetë motra e tij, Mia Perry Bowick. Seriali do të përfshijë gjithashtu fotografi dhe video të papublikuara më parë, të marra nga arkivi familjar i Perry-t.

Sipas përshkrimit zyrtar të Netflix, dokumentari do të ndjekë rrugëtimin e Perry-t “nga një yll komedie në ngritje te njeriu që bota vazhdon ta dojë si mikun e saj të preferuar”, duke u ndalur edhe te vështirësitë e tij personale.

Produksioni do të zbulojë detaje të reja dhe të sinqerta për betejat e aktorit në jetën private, ndërsa do të trajtojë edhe trashëgiminë që ai la pas përmes sinqeritetit dhe angazhimit për ndërgjegjësimin mbi varësinë.

Ende nuk dihet nëse pjesëtarë të kastit të “Friends” do të shfaqen në dokumentar. Netflix ka konfirmuar, megjithatë, se seriali do të përfshijë disa prej miqve të tij më të afërt dhe bashkëpunëtorëve me të cilët Perry punoi gjatë karrierës.

Dokumentari do të drejtohet nga Mary Robertson, e njohur për punën në “Quiet on Set: The Dark Side of Kids TV” dhe “Framing Britney Spears”. Robertson do të jetë gjithashtu producente ekzekutive përmes kompanisë së saj Maxine Productions, në bashkëpunim me Sony Pictures Television.

Në një deklaratë, Mia Perry Bowick tha se i është dashur kohë për të qenë gati të ndajë me publikun kujtimet dhe përvojën e saj për të dashur Matthew-in “përmes gjithë kompleksitetit të jetës së tij”.

“Doja që ai të shihej si një person i plotë, jo thjesht si Chandler dhe jo vetëm si dikush që luftoi me varësinë”, u shpreh ajo.

Motra e aktorit shtoi se Matthew kishte “një zemër të bukur dhe një shpirt bujar” dhe se, edhe në momentet e tij më të vështira, ai arrinte t’i bënte njerëzit të qeshnin dhe të ndiheshin të dashur.

“Shpresoj që ky serial t’u japë të gjithëve që e kanë dashur, qoftë nga afër apo nga larg, një vlerësim më të thellë për atë që ai ishte në të vërtetë dhe për trashëgiminë që la pas”, tha Perry Bowick.

Matthew Perry u nda nga jeta më 28 tetor 2023, në moshën 54-vjeçare. Aktori fitoi famë botërore përmes rolit të Chandler Bing në serialin “Friends”, një prej produksioneve televizive më të suksesshme të të gjitha kohërave.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI