Flash

Mourinho, thumbon Barcelonën: “Më të mirët janë te Real Madrid, Yamal? Nuk kemi nevojë për të”

“Barcelona është një skuadër e madhe, Lamine Yamal një kampion, por ne nuk kemi nevojë për të. Nuk do të doja ta kisha”, ka thënë Josè Mourinho.

Lapsi.al 20 August 2026

“Barcelona është një skuadër e madhe, Lamine Yamal një kampion, por ne nuk kemi nevojë për të. Nuk do të doja ta kisha”. Josè Mourinho, në aventurën e tij të re në drejtimin e Real Madrid, flet kështu për rivalët e përjetshëm, duke ndezur menjëherë situatën: La Liga tashmë ka hyrë në fazën e saj intensive, madrilenët luajnë të shtunën kundër Espanyol dhe Special One, në një intervistë për ‘El Chiringuito’, vlerëson Los Blancos, që kanë revolucionarizuar skuadrën dhe i është besuar sërish trajnerit portugez për t’u rikthyer te fitoret.

Sidoqoftë, Special One ka lavdëruar punën e kolegut Flick te Barcelona dhe ka shprehur vlerësim të madh për Yamal: “Më pëlqen, më pëlqen. Punë e shkëlqyer: Flick, Deco dhe, sigurisht, lojtarët. Më pëlqen gjithçka që po bëjnë - thekson Mourinho -. Yamal? Nuk do të doja ta kisha. Pa dyshim që është një i ri me mundësi të jashtëzakonshme për t’u rritur. Nuk është për të gjithë të jesh kampion i Europës dhe i botës në moshën 19-vjeçare, por ne kemi një skuadër të nivelit shumë të lartë. Në këtë moment nuk do t’i bëja vend askujt tjetër. Këta janë djemtë e mi dhe djemtë e mi janë më të mirët”.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI