Flash

Musiala, Bayern tregon të vërtetën për sëmundjen e tij: “E dimë prej një viti, ka ndryshuar terapinë”

Musiala u ka shpjeguar tifozëve se ka pasur dy herë një mungesë të përkohshme të shkaktuar nga një çrregullim neurologjik, i cili është shfaqur për herë të parë një vit më parë.

Lapsi.al 22 August 2026

Dy humbjet e ndjenjës që i ndodhën Jamal Musiala në harkun e pak ditëve kanë shkaktuar shqetësimin e tifozëve për gjendjen e tij shëndetësore. Gjermani humbi ndjenjat në fushë për herë të parë më 16 gusht dhe më pas përsëri dy ditë më vonë në një ndeshje miqësore, për shkak të një çrregullimi neurologjik për të cilin Bayern Munich ishte tashmë në dijeni prej kohësh. Ata ishin përpjekur ta mbanin të fshehtë gjendjen e tij, por të fikëtit kanë bërë që Vincent Kompany dhe Max Eberl të flasin hapur për të, me pëlqimin e lojtarit, për të shmangur hamendësimet mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Musiala u ka shpjeguar tifozëve se ka pasur dy herë një mungesë të përkohshme të shkaktuar nga një çrregullim neurologjik, i cili është shfaqur për herë të parë një vit më parë. Në prag të Superkupës kundër Borussia Dortmund, gjermanët kanë vendosur të bëjnë të qartë situatën, duke shpjeguar edhe se çfarë i ka shkaktuar dy të fikëtat e papritura në fushë gjatë miqësoreve të fundit të verës.

Musiala, çfarë fshihet pas humbjes së ndjenjave 

Bayern Munich është i qetë për sa i përket gjendjes së lojtarit të tij, sepse ishte tashmë në dijeni të situatës së tij: “E dinim që prej gjithë sezonit të kaluar. Edhe lojtarët e dinin. Për ne është bërë pjesë e përditshmërisë”. Musiala i ka dhënë leje teknikut Kompany dhe Eberl të flasin për gjendjen e tij shëndetësore për të sqaruar situatën dhe për të qetësuar mediat dhe tifozët pas dy episodeve që e kanë goditur në fushë. Të fikëtit janë shkaktuar nga terapia e re që po ndjek: “Me terapinë e tij ka ndryshuar disa gjëra dhe kjo ka pasur efekte anësore. Është normale që gjatë një terapie të përjetosh diçka ndryshe”.

Për arsye parandaluese, gjermani nuk është grumbulluar për ndeshjen e së shtunës, në mënyrë që të përshtatet me terapinë e re dhe të ketë disa ditë në dispozicion për t’u rikuperuar. Musiala mund të luajë normalisht, siç ka bërë sezonin e fundit, dhe te Bayern Munichu janë të qetë për gjendjen e tij shëndetësore. Kompany shpjegoi se mjekët duhet të gjejnë terapinë e duhur për problemin e tij: “Ka ndryshuar pak terapinë. Kjo është arsyeja pse ndodhi herën e parë dhe të dytë. Është absolutisht normale”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI