Flash

“Nuk ka BE me Edi Ramën”/ Protesta vijon, paralajmërohet tubimi i madh në 13 tetor

Lapsi.al 3 October 2026

“Nuk ka BE me Edi Ramën”/ Protesta vijon, paralajmërohet

Protesta e 126-të kundër qeverisë u mbyll këtë mbrëmje me një thirrje të re për mobilizim. Qytetarët paralajmëruan një protestë më 13 tetor, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit, duke bërë thirrje për bojkotimin e mësimit. Tubimi nisi si çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, nga ku qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë. Para godinës ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, ndërsa përcollën edhe mesazhin “Nuk ka BE me Edi Ramën”.

Në fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë u bë thirrje edhe për ruajtjen e unitetit të protestës. Aktivistët pretenduan se përçarja e protestuesve është një nga mënyrat që përdor, sipas tyre, sistemi që kundërshtojnë. Marshimi vijoi më pas drejt rrugës së Durrësit, me ndalesa para Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Protesta e 126-të u mbyll në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar para monumentit të Skënderbeut.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI