Flash

Operacion anti-drogë në Krujë, gjenden 100 parcela në zonat malore, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis

Lapsi.al 24 June 2026

 

Operacioni kundër kultivimit të kanabisit është zhvendosur në zonat e thella malore të Krujës, ku forcat e policisë së Tiranës dhe Krujës po zhvillojnë kontrolle intensive në terren prej orëve të para të mëngjesit të së martës.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 5 mijë bimë narkotike, të kultivuara në afro 100 parcela të shpërndara në zona të vështira për t’u aksesuar. Sipas burimeve policore, parcelat ishin organizuar në sipërfaqe të vogla, me nga 50 deri në 100 rrënjë secila. Bimët narkotike janë shkatërruar në vend, ndërsa hetimet janë përqendruar në identifikimin e personave që qëndrojnë pas kultivimit.

Megjithëse deri më tani nuk ka persona të arrestuar, policia ka arritur të identifikojë disa të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim. Në operacion janë angazhuar 15 grupe efektivësh, që po kontrollojnë zona të ndryshme malore, ndërsa aksioni pritet të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Policia synon jo vetëm asgjësimin e parcelave me kanabis, por edhe goditjen e rrjetit që fshihet pas kultivimit të tyre, me fokus dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësve.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI