Flash

PDK: Nesër votohet ligji për "Specialen", jo pazar për Presidentin e ri

Lapsi.al 4 October 2026

PDK: Nesër votohet ligji për "Specialen", jo pazar për

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se është optimist që ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara do të kalojë nesër në Kuvendin e Kosovës.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ai ka thënë se pret që iniciativa e kësaj partie, të përkrahet nga të gjithë deputetët.

“Nesër në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të jetë ligji për plotësim-ndryshimin për Dhomat e Specializuara. Kjo është një iniciativë ligjore e Partisë Demokratike të Kosovës, por e përkrahur masivisht edhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës, për çka dëshiroj t’u shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tyre për përkrahjen e këtij projektligji.

E ka marrë miratimin edhe nga Qeveria dhe tash i plotëson të gjitha kushtet që procedohet në Kuvend. Nesër jam optimist se ligjin do ta përkrahin të gjithë deputetët, edhe i lus edhe i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të jenë në mbështetje të këtij projektligji" - tha ai.

Hamza u pyet nëse do të ketë votë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës në rast se votohet ligji për Dhomat e Specializuara.

Ai tha se çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe ajo e zgjedhjes së presidentit janë dy çështje të ndara.

“E para, duhet me i nda këto dy gjëra. Çështja e ligjit dhe çështja e presidentit janë gjëra të ndara. Ligji është nevojë. Ligji e adreson një çështje që i kalon përmasat e një subjektit politik, e një mandatit të një qeverie. Çështjet e individëve, qytetarëve, është një ligj që kërkon drejtësi edhe me u vërtetuar ajo çka është pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ka qenë një luftë e imponuar, populli i Kosovës është organizuar për mbrojtjen e të drejtave të veta, për liri, për pavarësi, për shtet dhe ligji nuk ka të bëjë me një parti politike, nuk ka të bëjë me individë, ka të bëjë me mbrojtjen e të vërtetës historike”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se ligji, sipas tij, nuk duhet të lidhet me marrëveshje apo pazare politike për zgjedhjen e presidentit.

“Prandaj këtu po flasim për mbrojtjen e të vërtetës historike. E pastaj, normalisht që pasi që veçse afatet kushtetuese po afrohen për presidentin, gjithmonë partitë politike janë për me biseduar edhe për çështjen qysh me i dhënë vendit institucione. Por nuk është që Partia Demokratike e trajton edhe e konsideron edhe e lejon që kjo çështje të trajtohet në nivel të pazareve politike. Është çështje tjetër puna e ligjit dhe është çështje tjetër puna e presidentit”, ka thënë kryetari i PDK-së. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI