Flash

Mandati i Olsian Çelës drejt fundit, KLP shkel afatet për pasuesin

Lapsi.al 4 October 2026

Mandati i Olsian Çelës drejt fundit, KLP shkel afatet për

Në 5 dhjetor Olsian Çelës i përfundon mandati prokurorit të përgjithshëm, por Këshilli i Lartë i Prokurorisë që do t’i rendisë Kuvendit tre emrat potencialë ka shkelur çdo afat të parashikuar në ligj. 

Rezulton se Këshilli nuk ia ka deleguar formularët ILDKPI-së brenda pesë ditëve nga mbyllja, në 1 gusht, e afatit të aplikimit, por me një muaj e gjysmë vonesë.

“Kemi kaluar çdo afat”, u shpreh Ledina Riza, anëtare e KLP.

Rezulton se Këshilli nuk ka nisur ende vlerësimin paraprak të pesë kandidatëve, që duhet të ishte mbyllur brenda 45 ditëve, pra deri në 15 shtator.

Ky proces nuk ka nisur ende dhe Këshilli nuk e ka hartuar ende listën e emrave që plotësojnë kushtet për në garë dhe të atyre që përjashtohen nga procesi.

Megjithëse ligji ngarkon Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për të nisur verifikimet se përse procedurat janë në ngërç, ILD nuk ka kryer asnjë verifikim.

Gjatë shtatorit, anëtarët u përfshinë në përplasjet e përjashtimit të njëri-tjetrit, që në fakt është lëvizje e rrjedhjes së votave për llogari të kandidatëve që përkrah secili prej tyre.

Pas debateve 1-mujore për postin e prokurorit të përgjithshëm, në mbledhjen e fundit, bazuar në kërkesën e njërit prej kolegëve, u përjashtua nga të gjitha procedurat e vlerësimit anëtari i Këshillit, Zeqir Hoda. Kjo do të thotë pakësim i anëtarëve nga 11 në 10.

Ndërkohë që ende nuk është shqyrtuar kërkesa për të përjashtuar nga ky proces edhe dy anëtarë të tjerë të Këshillit, Vate Staka dhe Sokol Stojani.

Takimi i radhës në Këshill mbahet të enjten që vjen, ndërsa rezulton se disa nga mbledhjet dështuan sepse nuk u formua kuorumi. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI