Flash

I shpallur në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet në Fier 60-vjeçari

Lapsi.al 4 October 2026

I shpallur në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet

Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Fier, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Në pranga ka rënë Mevlan Troka, i cili u lokalizua dhe u kap në fshatin Bishan gjatë operacionit policor të koduar “Gjurmimi”.

Sipas autoriteteve, ndaj Trokës Gjykata e Madridit ka nxjerrë urdhër-arrest, pasi dyshohet se është i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Ai akuzohet gjithashtu për vjedhje të energjisë elektrike, bazuar në legjislacionin spanjoll. Procedurat për ekstradimin e 60-vjeçarit drejt Spanjës po ndiqen nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e këtij shteti.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI