Flash

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Zelensky paralajmëron përshkallëzim të sulmeve ukrainase ndaj rafinerive ruse

Lapsi.al 4 October 2026

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Zelensky paralajmëron përshkallëzim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Ukraina do të intensifikojë sulmet ndaj rafinerive dhe infrastrukturës energjetike ruse, në përgjigje të sulmeve të Moskës ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase.

Sipas Zelenskyt, Rusia po ndjek një strategji që synon të ushtrojë presion mbi civilët dhe t’i detyrojë ata të largohen nga Kievi dhe qytete të tjera. Ai tha se përgjigjja e Ukrainës do të përqendrohet në objektet që gjenerojnë të ardhura për financimin e luftës, duke theksuar se civilët nuk do të jenë objektiv i sulmeve. 

Mediat e huaja raportojnë se presidenti ukrainas foli edhe për zhvillimin e raketave me rreze më të gjatë veprimi dhe kërkoi përshpejtimin e projekteve të reja ushtarake. Ndërkohë, ai i bëri thirrje SHBA-ve të mos normalizojnë marrëdhëniet me Moskën përpara arritjes së një marrëveshjeje për paqen në Ukrainë. Zelensky u shpreh i gatshëm për bisedime me Vladimir Putinin, por paralajmëroi se çdo rikthim i marrëdhënieve ekonomike dhe diplomatike me Rusinë duhet të lidhet me përfundimin e sulmeve dhe vendosjen e paqes.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI