Flash

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg, pritet ekstradimi drejt Italisë

Lapsi.al 4 October 2026

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk

Një person me rezikshmëri të lartë shoqërore është kapur në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari ishte i dënuar me 21 vite burg e 9 muaj e 20 ditë për disa vepra penale të kryera. I arrestuari është identifikuar si Orando Çeta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Lokalizimi i tij u bë në zonën e Saukut ndërsa mësohet se ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes për veprat penale "Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i ka mbetur për të vujatur edhe 20 vite e 6 muaj, ndërsa po kryhen procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI