Flash

Për shkaqe xhelozie/ 22-vjeçari shqiptar plagos marokenin: Do të vras

Lapsi.al 6 September 2026

Një konflikt i dyshuar për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë stacionit të trenit në Treviglio, Itali. Një 35-vjeçar me origjinë marokene mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë nga një 22-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua nga karabinierët dhe ndodhet në burg, nën akuzën për tentativë vrasjeje.

Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 22:00. Dy personat zbritën nga i njëjti tren në stacionin e Treviglios, ku 35-vjeçarin e prisnin edhe dy miq. Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, mes tyre nisi një debat, i cili brenda pak minutash u përshkallëzua në konflikt fizik.

Një pronar lokali pranë stacionit ka dëshmuar se i kishte parë dy të rinjtë duke debatuar që në momentin kur zbritën nga treni. Sipas dëshmisë së tij, shqiptari 22-vjeçar bërtiste dhe kërcënonte rivalët, duke thënë: Do ju vras.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar disa momente të konfliktit. Sipas rindërtimit paraprak të bërë nga karabinierët, 35-vjeçari dyshohet se kishte kërcënuar shqiptarin në nënkalim, duke përdorur një thikë të madhe kuzhine. Por përplasja nuk përfundoi në stacion. Pak më vonë, në një parking në bulevardin Vittorio Veneto, pranë xhamisë, 22-vjeçari dyshohet se ndoqi 35-vjeçarin, i armatosur me dy thika, dhe e goditi në krah dhe në pjesën e mesit të shpinës.

Sulmi u pa nga disa dëshmitarë, mes tyre edhe persona që po shkonin drejt xhamisë për t’u falur. Një grua që ndodhej në zonë telefonoi menjëherë ambulancën. I plagosuri u transportua me urgjencë në spitalin e Treviglios në gjendje të rëndë. Gjendja e tij më pas u stabilizua, por ai vijon të qëndrojë i shtruar nën kujdesin e mjekëve dhe me prognozë të rezervuar.

22-vjeçari shqiptar u arrestua po atë mbrëmje nga karabinierët e Treviglios. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm për të rindërtuar të gjithë dinamikën e ngjarjes. Gjatë marrjes në pyetje në burg nga prokurorja Giulia Angeleri, i riu ka pranuar se e ka goditur 35-vjeçarin me thikë, por ka pretenduar se ka reaguar për t’u mbrojtur nga një sulm i mëparshëm, duke tentuar të minimizojë përgjegjësinë e tij. Sipas hetimeve paraprake, në qendër të konfliktit dyshohet se qëndron një lidhje sentimentale e 35-vjeçarit.

Të këshilluara

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI