Flash

Përplasjet me Victoria Beckham, Brooklyn ndryshon datën e përvjetorit me Nicola Peltz

Lapsi.al 7 August 2026

Përçarja mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij duket se vazhdon, ndërsa ai dhe bashkëshortja Nicola Peltz kanë festuar përvjetorin e ceremonisë së tyre të dytë të martesës – një event privat ku asnjë anëtar i familjes Beckham nuk ishte i ftuar.

Sipas The Sun, çifti e konsideron këtë ceremoni, të zhvilluar në gusht të vitit të kaluar, si datën që do të festojnë çdo vit, pasi martesa e tyre e parë në prill 2022 mbetet e lidhur me kujtime të hidhura.

Një burim pranë çiftit tha se ceremonia e parë u shoqërua me polemika dhe tensione familjare, aq sa Nicola përfundoi në lot.

“Brooklyn dhe Nicola nuk e kujtojnë me kënaqësi martesën e parë. Ceremonia e dytë, ku rinovuan betimet vetëm me familjen e Nicolës dhe miqtë e tyre, u solli kujtime të bukura. Kjo është data që duan të festojnë nga tani e tutje,” tha burimi.

Ndryshe nga vitet e kaluara, Brooklyn nuk publikoi këtë vit një urim për përvjetorin e martesës së vitit 2022. Në vend të kësaj, ai dhe Nicola ndanë në rrjetet sociale mesazhe romantike për përvjetorin e ceremonisë së dytë.

“Gëzuar përvjetorin, Nicola. Nuk mund ta përshkruaj sa shumë të dua. Ti je princesha ime dhe premtoj se do të të mbroj gjithmonë,” shkroi Brooklyn.

Edhe Nicola publikoi një fotografi ku çifti shihet duke u puthur, duke shkruar:

“Gëzuar përvjetorin, dashuria ime. Ti e bën jetën kaq të bukur. Faleminderit që je bashkëshorti më i mrekullueshëm që mund të ëndërroja.”

Marrëdhënia mes Brooklyn dhe familjes Beckham është përfolur prej kohësh. Sipas raportimeve, David dhe Victoria Beckham nuk ishin informuar për ceremoninë e dytë dhe e mësuan lajmin vetëm përmes mediave.

Më herët, Brooklyn kishte deklaruar se martesa e parë ishte kthyer në një “turp”, duke pretenduar se nëna e tij, Victoria Beckham, kishte ndërhyrë në vallëzimin e parë të çiftit, akuza që familja Beckham i ka mohuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI