Flash

Pete Davidson habit me deklaratën për Kim K: “Është e shkëlqyer si aktore”

Lapsi.al 31 May 2026

Pete Davidson ka habitur fansat me komentet e tij pozitive për ish-partneren, Kim Kardashian, duke vlerësuar talentin e saj në aktrim.

Gjatë një episodi të podcastit të tij “The Pete Davidson Show”, komediani foli me admirim për yllin e reality show-t dhe sipërmarrësen e njohur, duke thënë se është befasuar nga suksesi i saj në botën e aktrimit.

“A nuk është e çmendur që Kim është kaq e mirë në aktrim?”, tha Davidson gjatë bisedës me komedianen Nikki Glaser.

Ai kujtoi një moment nga koha kur ishin në një lidhje, kur Kim i kishte treguar se dëshironte të bëhej aktore.

“Më tha një ditë: ‘Mendoj se do të bëhem aktore’. Unë i thashë: ‘Shumë mirë!’. Më pas ajo doli vërtet e zonja dhe mendova: ‘Nuk është e mundur’. Është shumë e mirë në aktrim”, u shpreh ai.

Kim Kardashian bëri debutimin e saj si aktore në serialin “American Horror Story: Delicate” në vitin 2023, ndërsa më vonë mori role të tjera të rëndësishme në industrinë e filmit dhe televizionit.

Edhe Nikki Glaser, e cila ka bashkëpunuar me Kardashian në projektin e ri të Netflix “The Fifth Wheel”, e vlerësoi atë si një grua shumë inteligjente dhe të vendosur.

“Ajo arrin gjithçka që dëshiron. Sidomos kur njerëzit i thonë se nuk mund ta bëjë,” tha Glaser.

Nga ana e tij, Davidson e quajti Kim Kardashian “supernjeri”, duke shtuar se një nga gjërat më të rëndësishme që ka mësuar prej saj është të mos ndikohet nga opinionet e të tjerëve.

Pete Davidson dhe Kim Kardashian ishin në një lidhje nga tetori 2021 deri në gusht 2022. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI