Flash

‘Plumbi i Artë’/ Vrasje dhe trafik droge, SPAK kërkon 299 vite burg për 15 të pandehur

Lapsi.al 5 November 2026

‘Plumbi i Artë’/ Vrasje dhe trafik droge, SPAK kërkon 299

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total 299 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, e cila lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale, ku përfshihen vrasje dhe trafik droge. Në pretencën e paraqitur, prokuroria ka kërkuar dënime të ndryshme për të pandehurit, në varësi të akuzave dhe rolit që dyshohet se kanë pasur në aktivitetet kriminale. 

Bëhet me dije se për te penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani SPAK ka kërkuar 10 vite burg, ndërsa për Erion Alibej 15 vite heqje lirie. Dënimi më i rëndë është kërkuar për Enrik Hoxha, për të cilin Prokuroria e Posaçme kerkon 35 vite burg.

Pretenca e SPAK

Nuredin Dumani – 10 vite burg.

Erjon Alibej – 15 vite burg.

Skerdi Tase – 13 vite burg.

Enrik Hoxha – 35 vite burg.

Enver Dive – 25 vite burg.

Besian Xhixha – 25 vite burg.

Asllan Plaku – 20 vite burg.

Ardian Uzuni – 15 vite burg.

Gentian Sharra – 9 vite burg.

Agron Qoli – 20 vite burg.

Petrit Qoli – 35 vite burg.

Fatos Gosa – 20 vite burg.

Xhulia Hoxha – 20 vite burg.

Albert Pashai – 15 vite burg.

Altin Doci – 25 vite burg.

Çfarë është dosja 'Plumbi i Artë'?

Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në maj të vitit 2022, pas një hetimi të gjatë të SPAK, i cili çoi në goditjen e disa grupeve kriminale që dyshohej se vepronin në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Hetimi mori një zhvillim të rëndësishëm pas arrestimit të Nuredin Dumanit në prill të vitit 2022, në zonën e Paprit në Elbasan. Pas arrestimit, ai vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe rrëfeu një sërë ngjarjesh kriminale, duke treguar për porosi vrasjesh, pagesa dhe persona që, sipas tij, ishin të përfshirë në organizimin e atentateve.

Në hetim u përdorën edhe komunikimet e zbardhura në platformën e enkriptuar Sky ECC, përmes të cilave SPAK pretendon se dokumentoi lidhjet mes personave të dyshuar dhe organizimin e krimeve. Dosja përfshin disa nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit, mes tyre vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, në prill të vitit 2020, vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan, si dhe ekzekutimin e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës.

Një tjetër episod i rëndë është vrasja e Andi Zylyfit në Peqin, si dhe atentate dhe tentativa të tjera për eliminimin e personave të konsideruar si kundërshtarë nga grupet kriminale. Në dosje përfshihen gjithashtu dyshimet për vrasjen e Ervis Dedjas dhe nënës së tij, Fatmira Dedja, si dhe planet për eliminimin e personave të tjerë, mes tyre Indrit Dokle dhe Elton Kila. Për këto episode, SPAK ka paraqitur prova dhe dëshmi që sipas Prokurorisë lidhin të pandehurit me veprimtarinë kriminale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI