Flash

Publikimi me përmbajtje nxitëse ndaj islamit/ Gjykata në Kosovë dënon një person për cenim të bashkëjetesës fetare

Lapsi.al 27 July 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special e ka shpallur fajtor Ilirjan Krasniqin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, duke e dënuar fillimisht me gjashtë muaj burgim, dënim i cili, me pëlqimin e të akuzuarit dhe në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, është zëvendësuar me gjobë në shumën prej 4.200 euro.

Sipas aktgjykimit të 27 korrikut 2026, Krasniqi u shpall fajtor pasi më 16 prill 2026, në Gjakovë, përmes profilit të tij në Facebook me emrin “ilirjan.krasniqi.9”, publikoi një koment me përmbajtje fyese, kërcënuese dhe nxitëse të urrejtjes ndaj besimit islam dhe Profetit Muhamed, duke iu përgjigjur një komenti të Fatjon Durakut.

Gjykata vlerësoi se përmes këtij komenti ai ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, ka cenuar bashkëjetesën ndërfetare në Republikën e Kosovës dhe ka rrezikuar rendin dhe qetësinë publike.

Për këto veprime, ai u shpall fajtor për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim prej gjashtë muajsh është zëvendësuar me gjobë prej 4.200 euro, të cilën i dënuari duhet ta paguajë brenda 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Gjykata ka vendosur se nëse gjoba nuk paguhet, ajo do të zëvendësohet me burgim, ku një ditë burg do të llogaritet me 20 euro gjobë.

Po ashtu, Krasniqi është obliguar të paguajë 100 euro shpenzime të procedurës penale dhe 100 euro në Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, gjithashtu brenda afatit prej 15 ditësh.

Në aktgjykim thuhet se i dëmtuari, Fatjon Duraku, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar ta ndjekë atë në kontest civil./Telegrafi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI