Flash

Rama në Korçë: PS i ka ngritur kokën Shqipërisë!

Lapsi.al 28 May 2026

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në eventin e 35-vjetorit të PS-së në Korçë.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te ngjarjet e 26 majit 1996, kohë kur socialitët u përballën me dhunë brutale, që kryesocialisti e konsideroi si një moment dramatik.

“Kremtojmë një moment që lidh bashkë historinë me ardhmërinë dhe nuk mund të mos e përsëris që një koincidencë e bashkoi. Më 26 maj të 2026, socialistët u përballën me një dhunë dhe bruatalitet që vuri gjithë Shqipërinë në një sfirë reale përballë demokracisë. Sfidë shumë më e madhe sesa kur u përmbys diktatura. PS ishte në situatë dramatike. Ishte pushteti i degraduar i PD-së. Ajo datë është një moment dramatik. Opozita dhunohej rregullisht, kishte vetëm një ekran, ku nuk shfaqej asnjëherë opozitë, veç ndonjë rasti kur mbuloheshin nga komentet e spikerëve të lajmeve. Ishte një regim brutal. Ishte në opozitë dhe nuk mund të mos keqtrajtoheshe dita-ditës”,-tha Rama. 

Më tej, Rama nënvizoi rolin dhe veprimtarinë e PS-së, që sipas tij, ështe vetmja forcë politike e drejtë me interesin kombëtar.

Siç u shpreh në vijim, pavarësisht se çfarë thuhet apo nuk thuhet nga opozita, socialistët do të vijojnë punën drejt anëtarësimit të vendit në BE.

“PS ka dëshmuar se është e vetmja që mund të jetë e drejtë me interesin kombëtar, me të shkuarën, botën. Kjo është krenaria jonë që pas një periudhe të gjatë vëshirësish dhe denigrimi, i kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe i kemi dhënë emrit të saj një tingëllim tjetër nga sa kishte deri disa vite më parë. Tani kemi hyrë në një fazë tjetër të anëtarësimit dhe negociatave. Çfarë nuk thanë e çfarë nuk do të thonë, por le të thonë çfarë të duan. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”,-tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI