Flash

Rama sulmon protestuesit nga SHBA: Të neveritshme thirrjet "Shqipëria e shqiptarëve..."

Lapsi.al 25 September 2026

Gjate nje eventi ne New York, kryeministri Edi Rama ka folur edhe per protestat ne Tirane qe vijojne prej muajsh. Thirrjet "Shqiperia e shqiptareve", per kryeministrin Rama jane te neveritshme. Me poshte pjese nga fjala e tij. 

Duke lënë pas pirgje zogj të ngordhur që u kthyen në turpin e vendit tonë sot vendi proteston për biodiversitetin pasi ndaluam gjuetinë, pasi rritëm zonat e mbrojtura pasi ndaluam shfrytëzimin e pyjeve, pasi rritëm 3 fish numrin e shpendëve dhe kafshëve në vendin tonë, pasi rritëm shumëfish sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara tashmë kemi një ndjesi dhe Shqipëri të re.

Njerëzit duan më shumë. Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se mirë është se mund të jetë më keq. Nuk ekziston më. Sukses i madh siç është sigurisht një sukses i madh që jemi shumë afër se ç’ishim me diasporën. Po përgatisim bonon e diasporës që ta përfshijmë në tjetër nivel pjesëmarrjen e diasporën në vend.

E nisëm me 12 mld dollarë PBB. Është rritur me 2.5 herë. Duke sjellë më shumë investime. Po përgatitemi të hedhim në vend mld jo vetëm me projektin e famshëm Kushner, por edhe me të tjera të mëdha që kemi në proces e sipër. Gjërat janë shumë të qarta që kemi kaluar një kohë poshtërimi, tregoheshim me gisht në Europë. Kushdo që donte të fitonte një palë zgjedhje në Europë e kishte të lehtë të tregonte shqiptarët si delja e zezë. Na duhet të bëjmë zgjedhje. Për të ëndërruar shumë më tepër ta bëjmë PBB aq ta lartë, shumë më tepër me më shumë kurajo.

Pa përjashtuar në një betejë të pakuptimtë ideologjike zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit pa fajësuar të huajt që vijnë e po na marrin tokën. Kam dëgjuar slogan më të neveritshëm dhe turpshëm Shqipëria u përket shqiptarëve. Nëse do ishte e njëjta gjë ku shqiptarët shkuan përtej nuk do kishim mundur të bënim asgjë. Imagjinojeni nëse Amerika do u bërtiste shqiptarët të shkojnë në shtëpi. Apo italianët grekët? Ku do ishim? Në një epokën neonaziste 4.0. jo, Shqipëria i përket Zotit dhe mikut. Është shtëpia e shqiptarit, por duhet të ketë vend për gjithkënd që bujt e vjen.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI