
Protestat e djeshme para Ministrisë së Arsimit të cilat u shoqëruan me përballjen e të rinjve me forcat e rendit, kanë nxitur sërish studentët të dalin sot në protestë. Mësojet se studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë bojkotuar mësimin paraditen e sotme.
Ata nuk kanë pritur orën 14:00 për të protestuar, por kanë dalë më herët ndërsa thërrasin ‘Rama jepe dorëheqjen’. Edhe studentët e Drejtësisë kanë bojkotuar mësimin dhe po marshojnë në rrugët e Tiranës.