Flash

Rrezikoi pushuesit me jetski në Velipojë, ndalohet drejtuesi i mjetit lundrues

Lapsi.al 27 May 2026

Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, Policia Kufitare shoqëron drejtuesin dhe bllokon mjetin lundrues.

Në përfundim të procedurave, drejtuesi i mjetit lundrues do të ndëshkohet me masë administrative me vlerë 100.000 lekë të rinj.

Shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare dhe ato të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë njoftuan se kanë intensifikuar masat, duke shtuar ndjeshëm patrullimet në vijën bregdetare të Velipojës.

Njoftimi i plotë:

“Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues tip Jet Ski kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Velipojës, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh. Menjëherë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhyrë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues tip Jet Ski, me drejtues shtetasin R. Gj. Në përfundim të procedurave administrative,  drejtuesi i mjetit lundrues do të ndëshkohet me  masë administrative me vlerë 100.000 lekë të rinj”, bënë me dije burime zyrtare.

Policia e Shtetit apelon gjithashtu për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë për pushuesit që bëjnë plazh në zonat e përcaktuara.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI