
Studentët e Mjekësisë dhe Mjekët janë zhvendosur përballë Kryeministrisë, me thirrjet kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kabinetit të drejtuar prej tij.
Të rinjtë dhe qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre dhe kërkojnë ndryshime gjatë revoltës së tyre.
Pjesëmarrja e mjekëve dhe studentëve të Mjekësisë i shtohet zërave që po kërkojnë të dëgjohen nga institucionet, në një klimë protestash dhe tensionesh politike.