Flash

Titulli kampion vendoset sot: Egnatia favorite, Vllaznia e Elbasani në duart e Dinamos

Kanë mbetur vetëm 90 minuta, në dy stadiume, për të vendosur se ku do të dorëzohet titulli kampion, të cilin pas xhiros së dytë në Final 4 e aspirojnë ende tre skuadra

Lapsi.al 31 May 2026

Kanë mbetur vetëm 90 minuta, në dy stadiume, për të vendosur se ku do të dorëzohet titulli kampion, të cilin pas xhiros së dytë në Final 4 e aspirojnë ende tre skuadra, por me vetëm Egnatian që ka kontrollin e fatit në duart e veta. E çfarë kontrolli... të marrë me një demostrim force që në dy ndeshjet e fundit, ka spostuar ekuilibrat dhe ngjitur hierarkitë nga e treta, në favoritin kryesor. Pokeri që u duk i thjeshtë ndaj Elbasanit, u pasua me një lojë nervash, tensioni e ambicjesh ndaj Vllaznisë, e përfunduar me kartonë të kuq, konflikte, provokime, por me tre pikë që e bëjnë skuadrën e Dedes të jetë vetëm një fitore larg titullit të tretë radhazi kampion. 

Mekanizmat e perfeksionuar në vitet me Tetovën, kanë pësuar një mutacion me teknikun e ri, duke forcuar mënyrën e të mbrojturit dhe duke i besuar një dysheje ofensive të formuar rishtazi: Bakayoko-Gruda. Rezultati: fitorja e parë sezonale ndaj shkodranëve, që luftonin fort për të paktën një pikë që do ti lejonte të luanin gjithcka për gjithcka në ndeshjen e fundit me Elbasanin kur të dyja skuadrat do të kishin nevojë për fitore për tu kurorëzuar. Adijessa prishi ëndërrat e një nate vere, me pak shi, dhe atëherë nervat morën vendin e logjikës dhe inati të respektit.

Elbasani pastaj, gjeti përballë një Dinamo me shumë lëvizje në formacion, por krejt ndryshe në sjellje nga skuadra që mundi Vllazninë në ndeshjen e parë. Pak ndeshje kishte brenda, me skuadrën e Gvozdenovic që shënoi tre herë brenda një pjesë loje dhe i dha vetes ende një mundësi të vogël, para përballjes së fundit me Vllazninë. Dy favoritët e mëdhenj në mbyllje të sezonit të rregullt tani kanë nevojë për një nder nga Dinamo, që duhet të mundë Egnatian, në mënyrë që fitorja e secilës të përkthehet në titullin kampion.

Të këshilluara

Shuhet Kreshnik Tartari, legjenda e Dinamos evropiane

I lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, Tartari ishte një nga personalitetet që kontribuoi më së shumti në ngritjen e volejbollit shqiptar në nivelet më të larta. Si volejbollist, ai shkëlqeu me fanellën e Dinamos dhe të ekipit kombëtar, duke fituar tituj të shumtë kampionë dhe kupa gjatë viteve të arta të këtij sporti.,Kreshnik Tartari

01:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI